E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ansambli "Pjeter Gaci" ne Festivalin e Kroacise

Ditet e ardhshme te gushtit dhe pikerisht datat 22 dhe 23 shenojne fillimin e festivalit Nderkombetar te Kroacise. Eshte ky, nje eveniment i rendesishem i muzikes folkloristike, ne te cilin merr pjese edhe vendi yne, i perfaqesuar nga ansambli i qendres kulturore "Pjeter Gaci", ne Shkoder. Jane 30 anetare te ansamblit se bashku me drejtuesit e tyre artistike, qe do te jene pjese e Festivalit, ne te cilin numerohen rreth 17 vende pjesemarrese. Perfaqesimi i Shqiperise me ansamblin artistik "Pjeter Gaci" eshte bere i mundur pas nje perzgjedhjeje ne rang kombetar, ku ai eshte vleresuar si grupi me i mire ne disa aktivitete kombetare te zhvilluara kohe me pare. Prej disa ditesh grupi artistik i qendres kulturore "Pjeter Gaci" ka bere pergatitjet e duhura per te pasur nje pjesemarrje sa me dinjitoze ne kete veprimtari artistike te rendesishme. Grupi shkodran ka ne programin e tij pjese me kenge te ndryshme folklorike, instrumente popullore si, cifteli, lahute, fyell, si dhe veshje karakteristike te zones, me xhubleta, fustanella malesoresh, jelek brezi, stoli te ndryshme prej ari dhe argjendi qe perbejne nje pjese te fondit te kultures popullore shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›