E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ansambli i Mitrovicës përfaqëson Kosovën në Turqi

Pjesëmarrës janë edhe ansamble nga Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, Hungaria, Bosnjë-Hercegovina, Ukraina, Gjeorgjia etj, bashkë me të cilët përfaqësuesit e Kosovës kanë parakaluar nëpër rrugët e qytetit me flamuj dhe me veshje kombëtare, duke lënë një përshtypje të jashtëzakonshme para publikut.

Sipas zyrës së shtypit të komunës së Mitrovicës, në qytetin e Inegolit, i cili ka rreth 160 mijë banorë, jetojnë edhe shumë shqiptarë të cilët janë shumë të organizuar. Ata janë duke u kujdesuar për të gjitha nevojat e ansamblit të Mitrovicës që është mirëpritur prej tyre.

Kryetari i Inegolit, Alinur Aktash, ka thënë se “ky festival është një mundësi e mirë jo vetëm për prezantimin e vlerave kulturore, por edhe për afrimin e njerëzve të vendeve të ndryshme dhe të kulturave të ndryshme. Gjatë këtyre ditëve në qytetin e tonë është një festë e vërtetë”. Në fund të festivalit do të mbërrijë dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i cili do të ketë takime zyrtare me drejtuesit e komunës mikpritëse për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›