E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo ultimatum Interit: Lironi Maikonin për 48 orë!

Drejtuesit e klubit madrilen i kanë dhënë 48 orë afat president Moratit për tu menduar që të vendos sa më parë për të ardhmen e brazilianit Maikon.

Pjesë e transferimit, mësohet të jetë bërë edhe vet Murinjo që vazhdon të këmbëngul për të pasur në skuadër një mbrojtës të kalibrit të lartë si Maikon.

- “ Unë e di që Dagllas po kalon një periudhë pushimesh jo të këndëshme dhe është i gatshëm për të luajtur me ne, mësohet të ketë thënë tekniku madrilen Hoze Murinjo”.

Transferimi i lojtarit duket se është i vështirë dhe Interi nuk ka ndërmend të lërë të lirë një nga mbrojtësit më të mirë, pa përfituar një shumë të majme nga shitja e tij.

Klubi zikaltër kërkon 35 milion euro por mesa duket “bosi” madrilen ,Fiorentono Perez, nuk është i gatshëm për të paguar një shumë kaq të lartë për transferimin e lojtarit.

Ndërsa agjenti i brazilianit,Antonio Kaliondo, është ankuar për manovrat që po kryhen në emër të mbrojtësit brazilian Maikon pasi vet lojtari nuk është në dijeni të situatës lidhur me të ardhmen tij.

"Unë nuk jam në dijeni të ndonjë operacioni për transferimin e klientit tim në drejtim të Madridit dhe nuk është aspak serioze që të kryhen marrëveshje pa dijeninë e lojtarit .

Ne e dimë që Interi e ka mohuar shitjen e lojtarit dhe nuk i shkon përshtat dy klubeve më të mëdha të futbollit Europjan të mos hyjnë në negociata serioze".

E vetjma gjë që do të vendos fatin e mbrojtësit të Interit Dagllas Maikon është koha që duhet të presin palët për zhvillime të reja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›