E Diel, 1 Nëntor 2026

Ansi Agolli firmos me KrivbasinSipas raportimeve të mediave, mesfushori tiranas do të përfitojë 300 mijë dollarë në sezon (900 mijë dollarë në total për tre vite). Te Krivbasi luajnë edhe tre lojtarët e tjerë shqiptare, portieri Isli Hidi, me

Ansi Agolli, autori i golit të barazimit 1-1 të Shqipërisë me Gjeorgjinë, përfundimsht është larguar nga Tirana, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare me Krivbasin në Ukrainë.
 
Sipas raportimeve të mediave, mesfushori tiranas, 26 vjeç,  me një të kaluar ndërkombëtare në Zvicër e Finlandë, do të përfitojë 300 mijë dollarë në sezon (900 mijë dollarë në total për tre vite).

Te Krivbasi luajnë edhe tre lojtarët e tjerë shqiptare, portieri Isli Hidi, mesfushori shkatërrues Ervin Bulku dhe fantazisti Dorian Bylykbashi, ky i fundit është dhe kapiteni i skuadrës.

Më 30 prill të këtij viti, presidenti i Tiranës, Refik Halili, pagoi 40 mijë euro për të blerë kartonin e mesfushorit nga klubi finlandez VPS, apo Vaasan Pallsouera, siç është emri zyrtar i skuadrës. Kjo shumë pritet të rikthehet në arkat e 24-herë kampionëve të Shqipërisë.

Agolli, i transferuar në Finlandë, pas përvojës në Zvicër me Neuschatel Xamax (2005-2006, 29 ndeshje, 3 gola) e Luzern (2006-2007, 8 ndeshje),  ka luajtur në sezonet 2007 dhe 2008 me VPS, duke u aktivizuar në 31 ndeshje e shënuar 1 gol.

Agolli, një lojtar titullar me përfaqësuesen, u aktivizua si i huazuar fillimisht e më pas lojtar i plotë sezonin e kaluar me Tiranën, duke qenë futbollisti i dytë me më shumë minuta në këmbë. Agolli shënoi pesë gola sezonin e kaluar.

Ansi ka luajtur në Shqipëri i huazuar edhe te Apolonia (2002-2003, 12 ndeshje 1 gol), ndërkohë që me Tiranën në total ka zhvilluar 64 ndeshje, duke shënuar 8 gola.

E Enjte, 25 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›