Ansi Agolli përtërit kontratën me VPS Vaasa

Edhe pse u përfol jo pak, Ansi Agolli nuk do të luajë për Tiranën në sezonin e ri 2008-2009. Mesfushori i majtë zgjati kontratën me klubin e tij finlandez VPS Vaasa.
Agolli pati edhe oferta nga disa klube të fuqishme nga vendi skandinav, si Tampere e Helsinki, por ish-lojtari i Luzernës në kampionatin zviceran preferoi më mirë një vend titullari te ekipi i tij aktual.