Elis Bakaj pranë kalimit te Ethnikos Achnas

Elis Bakaj është shumë pranë kalimit te qipriotët e Ethnikos Achnas, një kundërshtar i dikurshëm i Partizanit në Intertoto. Presidenti Albert Xhani ka pasur kontakte me homologun e tij qipriot, i cili kërkon transferimin e mesfushorit të kombëtares në formë huazimi.
Bakaj, një nga lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar, më parë ka qëndruar për disa ditë të klubi grek PAS Janina. Nga të kuqtë pritet të largohet edhe portieri Shehi (në Vietnam), ndërsa në muajin shkurt u transferua për në Bullgari, Enco Malindi.