Ansip-Topalli “Shqipëria, partner serioz në NATO”
Autori i Lajmit: Redaksia
“Është një mrekulli ajo që ka ndodhur në këto vite në Shqipëri” , tha sot Kryeministrit i Estonisë Andrus Ansip, në një takim me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. “Estonia sheh te Shqipëria një partner serioz në NATO. Duke punuar bashkë do të jemi edhe më të suksesshëm, tha Kryeministri Ansip, duke theksuar se: ”jam i bindur se Shqipëria do të vijojë zhvillimin në mënyrë të shpejtë ashtu si është zhvilluar shumë shpejt në këto kohë.” Për Kryetaren e Kuvendit vizita e Kryeministrit Ansip është një hap domethënës në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe mbështetja e vazhdueshme që Estonia i ka dhënë Shqipërisë në proçeset e saj integruese euroatlantike dhe europiane është shumë e çmuar. Estonia, si një nga shtetet anëtare të BE-së, e cila ka vuajtur nga izolimi është më pranë shqiptarëve lidhur me ëndrrën për të lëvizur pa viza në hapësirën Shengen, si dhe në drejtim të anëtarësimit në BE. Kryetarja e Kuvendit theksoi se Shqipëria i ka përmbushur tashmë detyrimet dhe do të vlerësonte maksimalisht mbështetjen e Estonisë, lidhur me heqjen e vizave dhe më tej, në drejtim të marrjes së statusit kandidat.
Ky lajm është publikuar: 06/04/2010