Pagesat e ndryshuara për shërbimet e noterëve
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave kanë miratuar udhëzimin për tarifat e reja që do të aplikohen për shërbimet që ofrojnë noterët.
Udhëzimi
Sipas udhëzimit të ri, pullat vendosen në çdo kopje të dokumentit të lëshuar, për të gjitha dokumentet që, sipas ligjit, duhet të pajisen me pulla. Dokumentet janë të vlefshme kur pulla është e vulosur nga organi që kryen shërbimin. Për plotësimin e vlerës së pullës për aktet që lëshohen mund të përdoren një ose më shumë pulla, me kusht që ato të plotësojnë vlerën e tarifës. Tarifa e paguar nuk kthehet kur hiqet dorë nga kryerja e veprimeve gjyqësore apo noteriale. Institucionet përgjegjëse për vjeljen e tarifave me anën e pullës planifikojnë dhe porosisin pullat, sipas nevojave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Mbi tarifat e shërbimit të përfshira në këtë udhëzim nuk aplikohet TVSH-ja (Tatimi për Vlerën e Shtuar). Këto tarifa aplikohen në çdo rast, pavarësisht tarifave të shërbimit, të parashikuara në akte të tjera ligjore apo nënligjore.
Formatizimi i akteve
Nga ana tjetër, noterët kërkojnë që të bëhet formatizim i akteve që lidhen me veprimtarinë e tyre, ashtu siç ndodh në të gjitha vendet e tjera evropiane. Ana formale e të gjitha akteve të bëhet e njëjtë për të gjithë noterët, modelet të jenë standarde. Do të fillojë identifikimi i të gjithë noterëve nga dhomat përkatëse, ku ata ushtrojnë aktivitetin. Noteri kur merr një licencë deklaron një adresë dhe këtë adresë e deklaron për të ushtruar aktivitetin. Derisa bëhet një deklarim i tillë, ai duhet gjendur atje dhe kjo verifikohet shumë kollaj nga dhomat. Nuk ka nevojë që të merret ministria me këtë pjesë. Janë gjithsej 6 dhoma noterësh në të gjithë vendin, të cilat janë të ndara në zona, që kanë të përfshira disa zona të tjera, si Shkodra, Vlora, Korça, Tirana, Gjirokastra dhe Durrësi.
Tarifat e reja
700 lekë
Kontrata për kalim pronësie të pasurisë së luajtshme
450 lekë
Përpilimi i testamenteve me akte noteriale
200 lekë
Depozitimi i testamenteve
200 lekë
për prokura (redaktim) të përgjithshme
200 lekë
për prokura (redaktim) të posaçmen
200 lekë
Për lëshimin e kopjeve, shkurtime e pjesë të akteve të depozituara në zyrën noteriale
200 lekë
Vërtetim se kopjet ose shkurtimet e dokumenteve janë të njëjta me origjinalin
200 lekë
Vërtetim përkthimi dhe vërtetim njësie me origjinalin
1000 lekë
Kontrata për kalim pronësie të pasurisë së paluajtshme
200 lekë
Redaktimi i akteve noteriale të ndryshme
200 lekë
Njoftim dhe kujtesë noteriale ose akte të tjera jashtëgjyqësore
200 lekë
Legalizim i nënshkrimit të shtetasve në akte të ndryshme
300 lekë
Pranimi për ruajtje të dokumenteve të personave fizikë dhe juridikë në zyrat noteriale
200 lekë
Vërtetimi i qenies së një personi dhe qëndrimi i tij në një vend të caktuar
200 lekë
Kundërshtimi i çekut dhe kambialit (protesta)
200 lekë
Kontratë qiraje
200 lekë
Kontratë huaje
200 lekë
Kontratë sipërmarrje
200 lekë
Veprime të tjera noteriale
Ky lajm është publikuar: 06/04/2010