Anthony Hopkins, edhe kompozitor

Aktori fitues i çmimit Oskar, Anthony Hopkines, jo vetëm aktor. Pritet qe ne vere, Hopkins te shfaqe edhe talentin e tij edhe si një kompozitor ne një koncert ekskluziv ne Kardif. Aktori 73 vjeçar, do te prezantoje një set pjesësh origjinale te kompozuara nga vete ai, duke përfshirë këtu edhe muzikën e filmave te tij August dhe Slipstream. Pritet gjithashtu qe Hopkins gjate koncertit te ngjitet mbi skene dhe te flasë gjate mbi procesin e krijimit te muzikës se tij, se bashku me producentin Tomi Pearson. Hopkins pritet te luaje edhe një pjese te shkruar nga orkestra simfonike e Birmingam. Pas këtij koncerti, aktori Hopkins pritet te vijoje me tej me një turne ne Britaninë e Madhe. Vete aktori ka shprehur kënaqësinë dhe lumturinë për te prezantuar për here te pare këto kompozime te tij dhe pse jo, te shfaqe veten ne skene ne një tjetër këndvështrim.
Shpërndaje