Botime të reja
Kush e manipulon Europën?!
“Imperium” është një libër rebel, i cili predikon vlerat e një shoqërie të mbyllur, një libër i natyrës filozofike historiko-politike. Natyrisht që një libër i quajtur i tillë nga vetë autori, ndoshta duhet trajtuar si me natyrë më të fortë etatiste, pasi atë e përshkon filli i dukshëm i analizës kritike historike të veprimeve dhe gabimeve të kombeve-shtete apo perandorive-shtete, si dhe një parashikim i së ardhmes së tyre, me rekomandime të bazuara mbi idenë qendrore të superioritetit të sistemit etatist të “socializmit etik”.
”Imperium”, që në latinisht do të thotë “Perandoria”, është shkruar në vitin 1948 dhe autori i vërtetë është fshehur pas pseudonimit Ulick Varange. Edhe me këtë pseudonim kuptimplotë mbi shpinë, ky libër i anatemuar, por bestseller, i botuar së pari në Londër, bëri xhiron e botës dhe, ashtu si atëherë, edhe sot vazhdon të përcjellë debat. Autori rreket të rrëzojë dhe shkallmojë të gjithë ngrehinën e re të Perëndimit dhe rendin politiko-ideologjik të bazuar tek “uniteti” dhe “vlerat” e dy Dhiatave shemra që duket sikur qëndrojnë së bashku edhe në tekstin e Biblës, gjithë “establishmentin” simbiozë judeo-kristian apo produktin ideologjik dhe sistemin demokratik e kapitalist të koorporatave partiake të biznesit të instaluar në 2-3 shekujt e fundit në Europë. Autori fantazmë pretendonte se shoqëritë nuk mund të jenë të hapura, se kulturat janë të papajtueshme dhe ato nuk mund të përzihen, si vaji me uthullën. Emri i vërtetë i autorit u zbulua pas 13 vjetësh nga shërbimet sekrete amerikano-izraelite, mbas vitit 1960. Identiteti i vërtetë i autorit ishte juristi amerikan i quajtur Francis Parker Yockey (Frensis Parker Joki). Ky person kishte qenë edhe një aktivist i shquar antikomunist. Si ish-gjyqtar i Forcave Aleate kundër “kriminelëve” nazistë në Visbaden, Joki dha dorëheqjen në formë proteste për shkeljen e detyrimeve ligjore dhe mungesë juridiksioni të palës së akuzës si dhe për keqtrajtimin e të akuzuarve si kriminelë lufte. Autorit iu bë një kallëzim penal nga shteti amerikan me sfond racist dhe antisemit nga ana e Rabbi Joseph Karesh, prokurorit të SHBA-së. Ai u arrestua dhe po gjykohej nën masën e arrestit me burg, kur papritmas, pas më pak se dy javësh nga dita e parë që ndodhej në birucë, ai do të gjendej i vdekur. Autoritetet zyrtare përcaktuan vdekjen e tij si një vetëvrasje me helmim nga cianuri, kapsula të cilat përdornin edhe oficerët e lartë nazistë në kohën e Luftës së Dytë Botërore për të mos rënë në duart e armikut. Në fakt, miqtë dhe adhuruesit e Jokit, pretendojnë se ai nuk është vetëvrarë, por është vrarë në birucë nga njerëzit të cilët “tmerroheshin” prej këtij libri të shkruar me një stil të madhërishëm. Ndoshta (vetë)vrasja e tij simbolizonte tragjedinë e atyre njerëzve të adhuruar nga Joki, të cilët dështuan, kur po kërkonin të krijonin me forcë IMPERIUM-in e tyre - Europën e Bashkuar - nga Kepi i Galluejt e deri në Urale…
Ky libër është i nevojshëm të jetë në bibliotekën e çdo kureshtari, pasi ai, për nga forma, stili, përmbajtja dhe periudha më e gjerë trajton në kohë, qëndron më lart se shumë libra të derisotëm të autorëve të shquar, të cilët kanë lëvruar këtë zhanër qysh nga lashtësia e deri më sot, si Platoni, Aristoteli, Makiaveli, Monteskje, Hobsi, Loku, Hegeli, Kanti, Niçe, Marks-Engels, Tokëvili, Lenini, Çërçilli etj. Stili “etik” i grabitqarit të bardhë Perëndimor, mungesa e hipokrizisë dhe mungesa e politikës në të shfaqurit e mendimeve, mund ta krahasojnë Jokin vetëm me mësuesin e tij, Osvald Spengler…
Alfred Cako