E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opinioni i KE për vizat me Ballkanin

Opinioni i Komisionit Evropian lidhur me monitorimin e menaxhimit te situatës se kufijve me vendet e Ballkanit Perëndimor, pas heqjes se regjimit te vizave, po diskutohet ne takimin me dyer te mbyllura ne Këshillin e ministrave te Brendshëm dhe Drejtësisë. Me kërkese te Francës e Holandës, ne këtë mbledhje do te shqyrtohet edhe mundësia e rikthimit te regjimit te vizave, nëse konkluzioni i eksperteve te komisionit është negativ. Ne një reagim te saj gjate kësaj jave edhe raportuesja e parlamentit evropian për vizat, Tanja Fajon, ka pohuar se ekziston mundësia e rikthimit te regjimit te vizave nëse konstatohen shkelje nga ekspertet e mekanizmit te monitorimit. sipas saj, rreziku me i madh është për Serbinë, për shkak te fluksit te madh te azilkërkuesve, por nuk përjashtohen edhe vendet e tjera. Vendimi i Këshillit do te behet publik ne një konference për shtyp qe pritet te mbahet pasditen e sotme ne Bruksel.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›