Antidroga Operacioni “Piloti” zbardhet linja e trafikut Lazarat-Greqi
Autori i Lajmit: Redaksia
Zbardhet linja e trafikut të hashashit nga Lazarati në Greqi. Përmes kufirit të gjelbër që lidh vendin tonë me shtetin helen dyshohet se kanë kaluar ngarkesa me hashash të presuar. Nën sekuestro është vënë një sasi prej 150 kilogramësh e llojit hashash. Mjeti me të cilin transportohej lënda narkotike u braktis në kohën që drejtuesi i tij kuptoi se policia kishte rënë në gjurmët e tij.
Operacioni
Një operacion antidrogë në Gjirokastër është mbyllur me sekuestrimin e 150 kg kanabis sativa. Operacioni i koduar “Piloti” është zhvilluar në aksin Gjirokastër-Dervician. Një makinë, e cila mësohet se vinte nga Lazarati, nga shpejtësia e madhe, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën dhe është larguar në drejtim të paditur. Nga kontrolli i mjetit, policia zbuloi sasinë e lëndës narkotike. Pas verifikimit rezultoi se mjeti ishte vjedhur dy ditë më parë në qytetin e Sarandës. Ky është operacioni i tretë në pak ditë i Policisë së Gjirokastrës, ku në dy operacionet e tjera janë kapur rreth 600 kg kanabis sativa me preardhje nga Lazarati dhe kishin destinacion fillimisht Sarandën dhe më pas Greqinë. Droga e kapur në operacionin e parë mendohet se do të kalonte në Greqi nëpërmjet kufirit tokësor, ndërsa sasia e kapur në operacionin e dytë do të shkonte në Greqi nëpërmjet kufirit detar.
Hetimet
Pas sekuestrimit të dogës, policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje disa persona që dyshohet se kanë dijeni në lidhje me rrethana të ngjarjes. Ndërkohë që është identifikuar pronari i makinës me të cilën po transportohej ngarkesa me hashash. Burime zyrtare nga policia pohojnë se ende nuk ka një ndaluar nën akuzën e trafikut të drogës, por një grup hetimi po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ky lajm është publikuar: 15/12/2009