Meidani nga Korça: "Vendi në krizë, pa konsensus politik"
Autori i Lajmit: Redaksia
Opozita duhet të hyjë në Parlament në interes të shqiptarëve. Kështu pohoi dje gjatë një konference shkencore në qytetin e Korçës, ish-presidenti Rexhep Meidani. Duke komentuar më tej situatën e fundit politike në vend, ai ka pohuar se opozita mund të sigurojë transparencën e zgjedhjeve vetëm duke hyrë në Kuvend. “Transparenca ka të bëjë me hapjen kutive. Por opozita për të arritur te kjo transparencë duhet të futet në Parlament dhe të lërë mënjanë këtë prirje bojkotiste”, - pohoi ish-kreu i shtetit. Duke u bërë thirrje deputetëve të PS të zënë vendet e tyre në Parlament, Meidani ka theksuar se bojkoti bëhet pengesë për integrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian, prandaj forcat politike duhet të gjejnë konsensusin mes tyre. “Kërkohet një ndërthurje e dy aspekteve, ndryshe ne do të vazhdojmë të kemi një situatë krize që është e bezdisshme për politikën, për qeverisjen, por, dhe ndoshta, frenuese për proceset integruese, por mbi të gjitha zhgënjen tërësisht qytetarin shqiptar”, - ka pohuar dje Meidani. Ai i bëri thirrje pasardhësit të tij, presidentit Topi, të ndërhyjë kur tha se Kreu i Shtetit, përfaqësues i unitetit të Kombit, duhet të jenë garant i zgjidhjes së krizave. Ish-presidenti tha se, nëse kriza nuk zgjidhet në kohë, atëherë ndarja do të zbresë në nivelin e qytetarëve dhe kjo nuk është në të mirë të vendit. Ftesa e tij për të gjetur një zgjidhje për krizën në vend vjen në një kohe kur PS ka ritheksuar se nuk do të hyjë në Kuvend po ashtu ka nisur dhe valën e dytë të protestave, e cila do të vijojë një javë në disa qytete të vendit për tu rikthyer përsëri në janar.
Ky lajm është publikuar: 15/12/2009