Rama: "Kushtetuesja rrëzoi shpifjet e demokratëve”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka dalë dje para medias për të hedhur poshtë akuzat e padrejta, sipas tij, që kryeministri Sali Berisha ka bërë ndaj vendorëve socialistë. Duke theksuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rrëzuar kërkesën e demokratëve për komision hetimor, lidhur me lejet e ndërtimit të dhëna nga Këshilli Rregullimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës, Rama tha se ajo kërkesë ishte antikushtetuese, ashtu si komisioni i ngritur nga PD. “Është bërë e njohur sot për publikun, se komisioni hetimor i radhës i Sali Berishës, ai që u ngrit enkas për fabrikën e baltës elektorale me lejet e ndërtimit, është shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Pra e gjithë furia e shpifjeve të nxjerra me qëllim elektoral, ato që mbushën ekranet e gazetat përpara zgjedhjeve me lejet e ndërtimit të Bashkisë së Tiranës është konsideruar nga Gjykata Kushtetuese shkelje lirish dhe të drejtash kushtetuese. Në vend të pagesës së dëmit që na detyrohet për shkak të cenimit të autonomisë e të ligjit, Sali Berisha ka vendosur ti japë vetes një bazë ligjore, përsëri antikushtetuese”, - tha Rama.
Sipas kryebashkiakut të Tiranës, kryeministri Berisha ka hapur luftë antiligjore me vendorët. Nisma e paralajmëruar e këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës, sipas Ramës, është antikushtetuese. “I kapur mat mbi kutitë e mbyllura forcërisht të 28 Qershorit dhe i alarmuar nga frika e protestës popullore, e cila, pa dyshim, do të përshkallëzohet më tej, në pamundësi për tu ofruar shqiptarëve paqe, zhvillim e mirëqenie, Sali Berisha i ka hapur një luftë antikushtetuese e antiligjore me Bashkinë e Tiranës dhe bashkitë opozitare në tërësi, duke synuar të dekurajojë opozitën me shpifje barbare e sulme mafioze. Duke mos hapur kutitë e votimit, Sali Berisha ka zgjedhur të largohet”, - u shpreh kryebashkiaku Rama. Reagimi i kryebashkiakut e njëherësh shefit të opozitës vjen pas sulmeve të përditshme të mazhorancës dhe drejtuesve të saj. Pak ditë më parë përfaqësuesit e së djathtës në Bashkinë e Tiranës deklaruan se do të kërkojnë dorëheqjen e Ramës për shkak të shkeljeve të tij të rënda në disa vendime të Bashkisë, lidhur kryesisht me pronat publike.
Ky lajm është publikuar: 15/12/2009