E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilltari i Presidentes Jahjaga ne studion e Zerit te Amerikes

Diplomatet evropiane vazhdimisht perserisin se Kosova ka nje te ardhme evropiane por vendi duket ende larg perfshirjes ne proceset qe do ti jepnin vertet nje te ardhme evropiane.

Ilir Deda Keshilltar i Larte politik i Presidentes se Kosoves Ahtifete Jahjaga i cili ka marre pjese ne nje tryeze te rrumbullakte me teme E ardhmja Evropiane e Kosoves ne Uashington tha ne nje interviste ne studion e Zerit te Amerikes se nje arsye e vonesave ne integrimet evropiane te Kosoves eshte mungesa e unitetit brenda Bashkimit Evropian.

Nga ana tjeter tha zoti Deda integrimi evropian i Kosoves nuk mund te realizohet me nje fqinj qe ka pretendime territoriale ndaj saj.

Zoti Deda ka patur takime te shumta ne Departamentin e Shtetit si dhe ne Kongresin amerikan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›