Mbi gjysmë milion qytetarë aplikojnë për pasaporta
“Duke shprehur kënaqësinë për ritmin e shpejtë dhe suksesin e këtij procesi, Ministria e Brendshme gjen rastin të përgëzojë të gjithë qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes për t’u pajisur me pasaporta biometrike, këtë dokument të standardeve evropiane”, thanë burime zyrtare nga MB-ja.
Kjo ministri i kërkon qytetarëve që të paraqiten për të tërhequr pasaportat biometrike për të cilat kanë aplikuar, pasi në pikat e shpërndarjes gjende një sasi e madhe pasaportash biometrike, të cilat nuk janë tërhequr nga qytetarët.
“Rikujtojmë gjithashtu se marrja e pasaportës së re biometrike do të shoqërohet me bërjen të pavlefshme të pasaportës në përdorim nga shtetasi në momentin e paraqitjes pranë zyrave të “Aleat” në komisariatet dhe drejtoritë e policisë në qarqe”, thuhet në deklaratë.
Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve që të aplikojnë për pasaportat e reja, duke siguruar dokumentin që do të mundësojë lëvizjen e lirë në të gjithë zonën Schengen të Bashkimit Evropian.