E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antigoneja antike 21 monumente për turistët

Rreth 21 objekte dhe monumente përfshin guida turistike e Parkut Arkeologjik të Antigonesë, Gjirokastër, në këtë sezon turistik. Sipas përfaqësuesve të Zyrës së Administrimit të Parkut, krahasuar me vitin e kaluar, objektet që ofrohen për t’u vizituar nga turistë kanë pësuar një rritje të ndjeshme. “Hartës së objekteve të vizitueshme në Antigonenë antike i janë shtuar edhe zbulime të reja arkeologjike të realizuara vitet e fundit nga ekspedita kërkimore vendase dhe të huaja”, thotë drejtori i Parkut të Antigonesë, Ëngjëll Serjani. Sipas tij, falë krijimit të një sistemi bashkëkohor informacioni tashmë këto vlera janë në shërbim të grupeve të vizitorëve vendas dhe të huaj. Ndërkohë, stafi i zyrës së Parkut vazhdon punën për përgatitjen e 100 audio-guidave për orientimin e turistëve të huaj në vlerat që ofron kjo zonë arkeologjike. “Guida zanore do të përmbajë të dhënë për Antigonenë në gjashtë gjuhë, kështu që vizitori i huaj edhe me ndihmën e hartës do të orientohet mjaft mirë në mjediset e brendshme të Parkut”, thotë drejtori Serjani.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›