E Diel, 1 Nëntor 2026

Antikiteti, vendi yne mes 901 pika turistike ne Evrope dhe Mesdhe Izaura Ndoj

Shqiperia behet pjese e Itinerarit Kulturor te Vendeve Antike te Spektaklit qe perfshin 901 pika turistike ne te gjithe Evropen dhe Mesdheun. Marreveshja per kete qellim u nenshkrua dje ne mjediset e Muzeut Historik Kombetar, ne kuadrin e Konferences se Trete Vjetore Nderkombetare, me teme: "Turizmi i qendrueshem dhe zhvillimi lokal - burimet, strategjite dhe politikat per Shqiperine, si pjese e Bashkimit Evropian". Kjo konference organizohet nga EUFT ne bashkepunim me MTKRS dhe institucione te tjera shqiptare dhe te huaja dhe vjen ne kuadrin e evenimentit te pervitshem "Shqiperia eshte Kulture 2011". Ne nisje te kesaj konference, eshte nenshkruar Marreveshja e Bashkepunimit per Krijimin e Itinerarit Kulturor te Vendeve Antike te Spektaklit. Kjo Marreveshje - Protokoll Bashkepunimi, perfshin per here te pare Shqiperine mes 901 vendeve te shpallura si pjese integrale e Itinerarit Kulturor te Vendeve Antike te Spektaklit nga e gjithe Evropa dhe vendet e Mesdheut. Marreveshja ka per promotore vec Universitetit Europian per Turizmin (EUFT), Agjencine per Trashegimine Kulturore Euromesdhetare EUROMED, Provincen e Trapanit - Itali, Parkun Kombetar Arkeologjik te Apolonise, etj. Marreveshja u firmos nga Drejtori i Pergjithshem i Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Klodian Pajuni, Drejtorja e Agjencise Kombetare te Turizmit, Franka Paloka, Presidenti i Distriktit Trapani - Itali, Senatori Prof. Dr. Girolamo Turano, Kryetari i Bashkise Lezhe, Viktor Tushaj, Drejtori i Parkut Kombetar Arkeologjik te Apolonise, Marin Haxhimihali, rektori i EUFT, Prof. Dr Salvatore Messina. Eksperti i njohur i turizmit, prof. Dr. Messina tha se Marreveshja e Bashkepunimit per Krijimin e Itinerarit Kulturor te Vendeve Antike te Spektaklit parasheh te sjelle nje zhvillim te zonave qe do te perfshihen ne projekte. "Akti i bashkepunimit, ne pikat e tij thekson se aktivizimi i te gjithe burimeve shteterore, apo private qe operojne ne keto zona do te sjelle zhvillimin lokal te territorit", - tha dr. Messina. Eksperti i turizmit tha se nje element i rendesishem i marreveshjes eshte promovimi i turizmit dhe diversitetit kulturor ne gjithe Europen. Te gjitha vendet qe jane pjese e ketij projekti marrin persiper zhvillimin e aktiviteteve ne zonat antike, ku kryesisht theksohet synohet nevoja e informimit te brezit te ri dhe gjetja e metodave bashkekohore per zhvillimet potenciale te turizmit. Nje tjeter pike e rendesishme e marreveshjes, vuri ne dukje dr. Messina, eshte dhe krijimi i nje katalogu unik me te gjitha vendet pjesemarrese, ku do te vendosen te gjitha informacionet e nevojshme per vendet antike, sherbimet qe ofrohen dhe menyren sesi jane te organizuara ato. Por vec kesaj, pjese e marreveshjes eshte perfaqesimi i secilit vend ne komitetet tekniko-shkencore.

Rektori i EUFT tha se "cdo vend pjesemarres do te kete perfaqesuesin e vet ne komitetin shkencor te Itinerarit Kulturor te Vendeve Antike te Spektaklit, i cili do te ndjeke te gjitha projektet", duke detajuar se "mandati i perfaqesuesit eshte trevjecar.

Duke folur ne kete Konference, Klodjan Pajuni nga MTKRS tha se "Shqiperia eshte Kulture eshte nje aktivitet qe pati nje performance dhe sukses ne Fier dhe Lezhe".

"Bashkepunimi real i te gjithe elementeve qe nga qeveria e deri tek operatoret e thjeshte bejne te mundur kete iniciative. MTKRS ka ne prioritetet e saj zhvillimin e aktiviteteve kulturore ne Tirane dhe rrethe", - deklaroi z.Pajuni. Ai shtoi se MTKRS po ndjek me vemendje kete iniciative qe po merr EUFT dhe rektori i saj, Prof. Dr. Messina mbi zhvillimin e turizmit kulturor ne Shqiperi. Viktor Tushaj, kryetari i rizgjedhur i Bashkise Lezhe, tha se qyteti i Lezhes tashme eshte bere nje qender e turizmit ne saje te mbeshtetjes nga shume organizma kombetare dhe nderkombetare duke i vene theksin "mbeshtetjes se dhene ne Lezhe nga ana e Universitetit Evropian te Turizmit". Duke u ndalur ne argumentet me te rendesishme qe prekin zhvillimin e turizmit, kryebashkiaku i Lezhes vecoi se te gjithe duhet te jene pjese integrale e perpjekjeve per shtimin e turisteve dhe sherbimeve te pershtatshme per to. Ne kete kuader z.Tushaj tha se "pa nje qytet te paster nuk mund te kete turizem". Kurse kujtoi faktin se evenimenti Shqiperia eshte Kulture u aplikua per here te pare dhe pati sukses dhe u mireprit mjaft mire".

Franka Paloka, drejtore e Pergjithshme e AKT (Agjencia Kombetare e Turizmit), tha se Shqiperia ka strategji mbi zhvillimin e turizmit dhe per kete arsye zhvillimi i ardhshem duhet te perputhet me kapacitet qe mban vendi. "Domosdoshmeria e planeve qe sjellin zhvillim te qendrueshem ne zhvillimin e turizmit eshte urgjente ne vendin tone", - theksoi Paloka duke vleresuar me tej se "kjo konference eshte mjaft e rendesishme per secilin nga ne per te rritur me shume dijet ne fushen e turizmit dhe pervojes me te mire evropiane dhe mesdhetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›