Rama: Pres Kolegjin, nuk njoh humbje Rozeta Rapushi
Kryetari i Partise Socialiste, kandidat per mandatin e katert ne Bashkine e Tiranes, Edi Rama, beri te qarte dje se eshte ne pritje te vendimit te Kolegjit Zgjedhor per rezultatet, por nuk e njeh nje rezultat qe e shpall ate humbes. "Vendimi i kolegjit eshte nje domosdoshmeri jo thjesht per te percaktuar mandatin e Tiranes, mbi bazen e rezultatit legjitim qe e pa cdo shqiptar dhe bota mbare me syte e miqve e partnereve te fokusuar ne keto zgjedhje, por edhe per te mos rritur koston per vendin e per njerezit, te nje procesi te dale perfundimisht nga binaret permes vullnetit te mbrapshte te nje njeriu, i cili per fat te keq eshte kryeministri i ketij vendi, por qe kurre ne historine e tij s'ka pranuar ndonjehere ndonje rezultat qe e ka nxjerre humbes, ashtu si kunder nuk fiton dot pa vjedhur kundershtarin",-tha Rama ne bashkebisedimin e djeshem me gazetaret. Sipas Rames, ai komision qe ai e quan Komisioni Qendror i Vjedhjeve, vazhdon ne ilegalitet te plote pra ne shkelje te plote te ligjit, projektin e Saliut per ta grabitur medoemos fitoren e tij ne Tirane. Rama tha se ai ka publikuar fakte, shifra, konkluzione te mbeshtetura mbi tabelat qe kane dale prej tavolines se vjedhjes te cilat flasin mbi permasen dritheruese te kanibalizmit elektoral te frymezuar, te orkestruar, te diktuar nga Saliu. "Ne presim qe prokuroria te veproje per ta zbardhur me themel te gjithe cka ka ndodhur duke e deformuar ne menyre spektakolare vullnetin e qytetareve te Tiranes, me qellimin e vetem te permbysjes se fitores ne tavoline dhe te grabitjes se mandatit te Tiranes. Mandat qe qytetaret e dhane per ne dhe qe te gjithe e pane shqiptare, partnere e miq nderkombetare ne nje numerim transparent, dramatik dhe te mbyllur ne syte e te gjitheve", theksoi Rama.
Sipas tij, edhe protestat para Komisionit Qendror te Vjedhjeve ishin shprehje e nje vullneti per te nxjerre ne pah sa me forte ate qe po ndodhte per te rritur ndjeshmerine e te gjitheve ne raport me ate qe po ndodhte dhe mbi te gjitha per te kerkuar ne rruge demokratike zmbrapsjen e asaj qe ndodhi. Rama denoncoi dhe hapjen e djeshme te kutive te tjera dhe rinumerim te votave nga KQZ, si shkelje e hapur e ligjit. "Ne presim Kolegjin Zgjedhor si trupa gjykuese qe mund te zgjidhe me nder kete nyje qe rrezikon te kthehet ne litar ne qafen e vendit thjesht dhe vetem se Saliu nuk terhiqet nga perpjekja e paudhe per te vjedhur mandatin e Tiranes, duke permbysur rezultatin ne tavoline permes nje veprimtarie haptazi te paligjshme, madje kriminale te Komisionit Qendror te Vjedhjeve", vijoi Rama ne deklaraten e tij te djeshme, duke kritikuar ashper veprimtarine e KQZ-se.