Buxheti 2011 dyfishohet fondi per demshperblimet

Nishani shpjegon perparesite e buxhetit per 2011-n
Ministri i Drejtesise Bujar Nishani ka prezantuar dje perparesite e ministrise qe ai drejton ne kuader te diskutimit te projektbuxhetit per vitin e ardhshem. Nishani deklaroi se buxheti i hartuar nga Ministria e Financave ne bashkepunim te plote me ekspertet e Ministrise se Drejtesise i mbeshtet plotesisht perparesite e kesaj ministrie qe jane pronaret ish-te perndjekurit por edhe sistemi i burgjeve. Sipas tij fondi per ish-pronaret dhe per demshperblimin e ish-te perndjekurve eshte dyfishuar ne krahasim me vitin 2010. Ministri ka informuar edhe mbeshtetjen me buxhet per disa institucione te reja qe do te njihen te cilat jane ne varesi te ministrise sic eshte Agjencia e Falimentit si dhe Komiteti per Dhenien e Ndihmes Juridike.
Nishani per projektbuxhetin
Nenvizoj faktin se buxheti i ministrise ka rritje te pranueshme ne krahasim me buxhetin e nje viti me pare. Qe ne momentin e planifikimit per ne ka pasur rendesi percaktimi i prioriteteve. Vemendje kryesore u eshte kushtuar tri institucioneve me ndjeshmeri te larte Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ceshtja e demshperblimit te te perndjekurve dhe sherbimit penitenciar burgjeve - tha Nishani. Ai informoi edhe per fillimin e funksionimit te tri institucioneve dy prej te cilave teresisht te reja. Ne vitin 2011 fillojne funksionimin Komiteti per Dhenien e Ndihmes Juridike i cili ofron asistence ligjore per te miturit kryesisht por dhe shtresat ne nevoje te cilat e kane te pamundur marrjen e asistences ligjore Agjencia e Falimentit - tha ai. Nishani shtoi se ne teresi fondi per Ministrine e Drejtesise ka nje rritje prej 15.8 per qind. Fondi per ish-pronaret eshte 600 milione te cilit i shtohet edhe fondi per kompensimin e pronareve nga ndertimet informale qe eshte ne vleren 1 miliard e 400 milione. Pra ne total 2 miliarde leke. Po kaq eshte edhe fondi per ish-te perndjekurit - shpjegoi ministri. Nishani tha se cdo problem apo vonese e deritanishme per demshperblimin e te perndjekurve nuk ka qene per faj te mungeses se fondeve. Deri tani pothuajse me shume se gjysma e personave qe perfitojne kane marre kestin e pare. Besoj se do vijojme me ritem me te larte. Cdo veshtiresi nuk ka pasur te beje me ceshtje financiare. Fondet per 2011-n jane ne vleren 2 miliarde leke. Shifer kjo e barabarte me vitin 2010. Ne 2011-n do te ndahet dhe kesti i dyte per ish-te perndjekurit. Po ta krahasosh kete me buxhetin e rishikuar te 2010-s ka rritje prej 25 per qind apo 400 milione leke - deklaroi ministri. Ai shtoi se ka rritje 50 per qind per investimet nderkohe qe perparesi te projekteve per 2011 jane kryesisht ne fushen e teknologjise dhe informacionit. Ne kete kuader ai theksoi se mbeshtetet me buxhet edhe per vitin qe vjen projekti per bllokimin e valeve te celulareve ne burgje si dhe sistemi i menaxhimit online te dosjeve civile e penale. Ministri deklaroi me tej se ne kuader te permiresimit te sistemit te paraburgimit i cili ka qene problem per paraburgimin e Elbasanit eshte parashikuar nje fond prej 3 milione eurosh per paraburgimin e Beratit nje fond prej 5 milione eurosh nderkohe qe eshte ne procedure paraburgimi dhe burgu ne Fier per te cilet parashikohet nje fond prej 18 milione eurosh. Te tria keto investime mbeshteten ne fondet e Komisionit Evropian por jane marre masat qe te parashikohen ne buxhet detyrimet lokale dhe TVSH qe jane ne masen 365 milione leke - tha ai. Per sa i perket shqetesimit te opozites lidhur me faktin nese projektbuxheti mbeshtet dhe ato qe jane lene si detyra nga KE-ja per sa i perket sherbimit te proves regjistrimit te pronave apo shlyerja e detyrime ndaj te treteve per mosekzekutim vendimi Nishani shpjegoi se gjithcka eshte e parashikuar ne menyre te plote. Po dje Komisioni i Ligjeve degjoi edhe pretendimet e Zyres se Administrimit te Buxhetit Gjyqesor e cila kerkoi rritje te shpenzimeve operative me 100 mije leke. Ndersa Keshilli i Larte i Drejtesise nuk kishte asnje pretendim. Komisioni i Ligjeve miratoi parimisht edhe ndryshimet ne Kodin Penal.