E Diel, 1 Nëntor 2026

Antikorrupsioni, Brusa-Pollo: Gjyqtarët e deputetët pa imunitet

TIRANE- Heqja e imunitetit të gjyqtarëve dhe deputetëve me qëllim që ata të hetohen lehtësisht kur akuzohen për korrupsion, ka qënë temë diskutimi në takimin e gjashtë të Grupit Drejtues të Projektit kundër korrupsionit në Shqipëri. Të pranishëm në këtë takim ishin ministri për Inovacionin dhe TIK Genc Pollo dhe zv/ambasadori i BE-se në Tiranë, Luigi Brusa.

Ministri Pollo dhe diplomati europian ndanë të njëjtin qendrim për kufizimin e imunitetit të gjyqtarëve e deputetëve.  zv.ambasadori i BE-së, Luigi Brusa u shpreh se kufizimi i imunitetit të gjyqtarëve dhe deputetëve është me rëndësi, pasi deri tani ka qënë i pamjaftueshëm zbatimi i masave antikorrupsion.

"Korrupsioni mbetet problem në shumë fusha. Pengesa sjell moskufizimi i imunitetit të gjyqtarëve dhe deputetëve. Ne përsërisim se kufizimi apo heqja e imunitetit për gjykatësit dhe deputetët është i nevojshëm. Në progres raportin e këtij viti thuhet se nuk është bërë përparim për të luftuar korrupsionin në gjyqësor, një prej faktorëve kryesorë që pengon hetimin. Ne besojmë se mesazhi është i qartë. Tani është në dorën e autoriteteve shqiptare për të ndërmarrë masat e nevojshme për të zgjidhur cështjen e imunitetit, sipas standarteve europiane dhe për të hetuar sic duhet aktet korruptive sic kërkohet në progres raportin e KE-së. Besueshmëria, angazhimi dhe një nivel i duhur përputhshmërie janë të nevojshme për perspektivën europiane", tha Brusa.

Ndërsa ministri Pollo, deklaroi se qeveria është e gatshme ta zgjidhë përfundimisht cështjen e imunitetit, gjithmonë nëse opozita nuk vendos masa plus.

“Nga ana ime gjej rastin të theksoj angazhimin e qeverisë, se jemi të gatshëm për të gjetur një zgjidhje optimale dhe sidomos përfundimtare, për cështjen e imunitetin. Përfshi këtu edhe ndryshimet kushtetuese nëse opozita nuk e lidh mbështetjen për to me kushtëzime të tjera ekstra”, tha Pollo.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Antikorrupsioni, Brusa-Pollo: Gjyqtarët e deputetët pa imunitet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›