Tiranë, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës
TIRANE - Shtyhet sërish seanca gjyqësore në ngarkim të kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, në Gjykatën e Lartë.
Në seancën e sotme, Prokuroria dhe avokatët mbrojtës prezantuan pyetjet e tyre, në lidhje me akt/ekspertimin e videos “Meta-Prifti”, ndërsa ekspertët kërkuan kohë për dhënien e përgjigjeve.
Prokurorët paraqitën 37 pyetje rreth ekspertimit të videos, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi përgjigje për 7 pyetje të tjera.
3 ekspertët shqiptarë dolën në konkluzionin se video-përgjimi “Meta-Prifti” nuk është autentik, pasi “Ora-Kamer” që iu nënshtrua ekspertimit nuk është ajo më të cilën Prifti u shpreh se kishte regjistruar bisedën e tij me Metën, çka do të thotë që nuk është gjetur burimi dhe nuk dihet se ku është regjistruar ajo bisedë që u konsiderua si video-skandal.
(er.nu/BalkanWeb)