Ligjet me 3/5, Xhafaj: Drafti i PS, sfidë për mazhorancën
TIRANË- Vetëm pak ditë pas dorëzimit të propozimeve për projektligjet që kërkojnë 3/5 e votave, sekretari ligjor i socialistëve Fatmir Xhafaj, në një prononcim për News 24, thotë se kjo është një sfidë ndaj mazhorancës. Ofertën e mazhorancës për avokatin e popullit Xhafaj e vlerëson si hipokrizi politike, pasi mazhoranca nuk mund ta votojë pa opozitën.
“Mazhoranca nuk mund të na thotë neve sillni ju një emër, se do ta votojmë. Këtu janë të rëndësishme kriteret për të cilat flitet, funksioni është më i rëndësishëm se sa emri. Ai është një funksion që kërkon 3/5 e votave. As mazhoranca nuk e voton dot pa me, as ne nuk e votojmë dot pa mazhorancën. Deri tani ka qenë një hipokrizi politike”, tha Xhafaj.
Përsa i përket emrave që mund të propozohen nga opozita, deputeti socialist shprehet se është herët. Por thekson se për opozitën i rëndësishëm është procesi i bazuar në standartet dhe rekomandimet e Bashkimit Europian.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ligjet me 3/5, Xhafaj: Drafti i PS, sfidë për mazhorancën