Antikorrupsioni, Pollo: Kontroll të brendshëm të institucioneve
TIRANË- Ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Genc Pollo ka pranuar se në administratë dhe gjyqësor ka njerëz të korruptuar dhe për këtë është i nevojshëm një kontroll i brendshëm i institucioneve.
"Delezet e zeza janë kudo, janë në ekzekutiv, legjislativ, ndaj do të ishte e drejtë që të bënim kontrollin e brendshëm", u shpreh Pollo, gjatë konferencës Rajonale Anti-Korrupsion.
Ai ka ftuar qytetarët të vijojnë bashkëpunimin, duke bërë denoncimet për rastet konkrete të abuzimit dhe zyrtarëve të korruptuar.
Në fjalën e tij, Pollo i është drejtuar me një ftesë edhe opozitës socialiste që të bëhet pjesë e Kuvendit të ri, pjesë e reformave të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit.