Meta: Raporti i OSBE-ODIHR, OK

Kreu i Lëvizjes Socialsite për Integrim, Ilir Meta vlerëson raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet si pozitiv dhe konstruktiv. Meta deklaron se përsa i përket vërejtjeve që pasqyrohen në të, PS është po kaq përgjegjëse sa edhe PD dhe si e tillë duhet që Rama të reflektojë dhe të sjellë partinë në parlament. Sipas Metës, ka qenë vetë Rama ai i cili prodhoi këtë sistem.Meta, i cili është dekretuar nga presidenti Topi për të qenë zëvendës kryeministër dhe ministër i Jashtëm i vendit tha se ky raport do të ndikojë pozitivisht në procesin e liberalizimit të vizave.