E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Raporti konfirmoi qëndrimin e PS

Raporti i OSBE-ODIHR konfirmoi qëndrimin e PS-së në lidhje me zgjedhjet. Kreu i PS-së, Edi Rama reagoi një ditë pas publikimit të raportit, duke e konsideruar atë një këmbanë për zgjedhjet në Shqipëri. "Raporti tregoi se standardet nuk u arritën. Gjejmë në raport vlerësim konformues për qëndrimet tona në lidhje me zgjedhjet", tha Rama. Kreu socialist tha se 1/3 e votave të zgjedhjeve të 28 qershorit janë të numëruara keq. "Kjo tregon për nevojën e transparencës dhe reflekton precesin e cënuar", shtoi ai.
Sipas kreyesocialistit Rama, raporti tregoi se gjendja e demokracisë në Shqipëri është kritike. "Zgjedhjet sollën Kuvend me legjitimitet të cunguar, , tha Rama, "andaj edhe qeveria e re do jetë me legjitimitet të cunguar".
Sipas kreut të selisë rozë, kushtëzimi i marrëdhënies me parlamentin ka të bëjë me cilësinë e demokracisë në Shqipëri dhe nuk lidhet vetëm me zgjedhjet që kaluan, por edhe me zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›