Shtrëngimi i kredive, bizneset ulin kërkesën ndaj bankave
18/11/2009 Vrojtimi i aktivitetit tregon se standardet në tremujorin e tretë të 2009-s janë të shtrënguara
Bizneset ulin kërkesën për kredi nga bankat. Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë tregojnë se standardet në tremujorin e tretë të vitit 2009 vijojnë të jenë të shtrënguara. Gjithsesi ekspertët vlerësojnë se kjo është në një shkallë më të ulët se në tremujorin e kaluar. Arsyet që kanë ndikuar në uljen e kërkesës, sipas opinioneve të bankave, janë kushtet ende të shtrënguara të kreditimit të aplikuara nga bankat dhe situata aktuale dhe ajo e pritshme makroekonomike.
Raporti
Pjesa më e madhe e bankave pjesëmarrëse në vrojtim kanë raportuar se kanë mbajtur të pandryshuara standardet e aplikuara, si për kredinë dhënë bizneseve, ashtu edhe për atë konsumatore, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit. Sipas madhësisë së bizneseve, shtrëngimi është në një shkallë më të lartë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme sesa për ato të mëdha; dhe sipas qëllimit të përdorimit, në një shkallë më të lartë për kredinë për qëllime investimi sesa për kredinë për kapital qarkullues. Të gjithë faktorët e konsideruar ndikuan në shtrëngimin e standardeve të kredidhënies në tremujorin e tretë të vitit 2009, si për bizneset, ashtu edhe për individët. Bazuar në përgjigjet e bankave, kërkesa e bizneseve për kredi, pas një përmirësimi të lehtë në tremujorin e dytë të vitit 2009, ka rënë përsëri në tremujorin e tretë të këtij viti. Në të kundërt, kërkesa e individëve për kredi ka shënuar një përmirësim të lehtë në tremujorin e tretë të vitit 2009, krahasuar me nivelin shumë të ulët negativ të shënuar në tremujorin e mëparshëm.
Pritjet për tremujorin e katërt të vitit 2009 tregojnë se bankat do të aplikojnë standarde të ngjashme me ato të aplikuara në tremujorin e tretë të vitit 2009, si për bizneset, ashtu edhe për individët.
Kredia për bizneset
Gjatë vrojtimit të radhës, pjesa më e madhe e ekspertëve të bankave të intervistuar janë shprehur se kanë mbajtur të pandryshuara standardet dhe kriteret e kredidhënies së tyre nga tremujori i kaluar. Të gjithë faktorët kanë ndikuar në uljen e shkallës së shtrëngimit të standardeve, me përjashtim të situatës së kredive me probleme, kontributi i së cilës është rritur. Edhe gjatë këtij vrojtimi, faktorët me ndikim më të madh në shtrëngimin e standardeve janë problemet specifike të sektorit ku operon biznesi, situata makroekonomike në vend dhe ecuria e kredive me probleme. Bankat kanë zbatuar një politikë më të shtrënguar, kryesisht nëpërmjet rritjes së komisioneve, uljes së madhësisë së kredisë dhe uljes së maturitetit maksimal të kredisë. Marzhi mesatar i kredive dhe kërkesa për kolateral, megjithëse mbeten në kahun shtrëngues, kanë regjistruar një ulje të shkallës shtrënguese gjatë tremujorit të tretë. Zbutja e shtrëngimit të standardeve në tremujorin e tretë të vitit 2009 është reflektuar si në kredinë për ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM), ashtu edhe për korporatat. Në ndryshim nga vrojtimet e kaluara, shtrëngimi ka qenë në një shkallë disi më të lartë për NVM sesa për korporatat e mëdha. Sipas qëllimit të përdorimit të kredisë, për herë të parë këtë tremujor standardet e aplikuara në kredinë për kapital qarkullues janë lehtësuar. Përqindja neto e bankave që raportojnë për lehtësim të standardeve të kredisë për investime mbetet negative, megjithëse në një shkallë më të ulët.
Kërkesa për kredi
Kërkesa neto e bizneseve për kredi, pasi u rrit disi në tremujorin e dytë të vitit 2009, pësoi një rënie gjatë tremujorit aktual, si nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), ashtu edhe nga korporatat e mëdha. Kjo rënie u ndikua kryesisht nga rënia e kërkesës së bizneseve për kredi për qëllime investimi, balanca neto e së cilës ra në -33 për qind krahasuar me -23 për qind tremujorin e kaluar. Arsyet e tjera, që kanë ndikuar në uljen e kërkesës, sipas opinioneve të bankave, janë kushtet ende të shtrënguara të kreditimit të aplikuara nga bankat dhe situata aktuale dhe ajo e pritshme makroekonomike. Faktori që ka kontribuar në kahun rritës të kërkesës së bizneseve për kredi është ulja e përdorimit të burimeve alternative të financimit, si përdorimi i fondeve të brendshme apo huamarrja nga institucione të tjera jobanka. Bankat presin që standardet e aplikuara për kredinë në tremujorin e katërt të vitit 2009 të jenë disi më të zbutura, balanca neto pritet të jetë +1.4 për qind. Ky lehtësim do të jetë i dukshëm vetëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) dhe për qëllime të kapitalit qarkullues. Pritjet për kërkesën në tremujorin e katërt të vitit 2009, sipas opinionit të ekspertëve të bankave, janë negative.