Shtesa, shtate bashki 100 milione leke
Qeveria vendosi diten e djeshme te ndaj mes 7 Bashkive te vendit nje fond prej 100 milion lekesh. Ministrat e kane pare te udhes qe duke perdorur fondet rezerve te buxhetit t’ju dhurojne ketyre bashkive edhe nga nje shtese fondi pervec atyre qe keto bashki kane marr ne fillim te ketij viti. Keshtu bashkite me fatlume jane ato te Kamzes, Burrelit, Krujes dhe Kukesit. Bashkia e Kamzes do te perfitoje nje shume prej 25 milion lekesh nga ky fond, ndersa tre bashkite e tjera nje fond prej 15 milion lekesh. Por qeveria ka menduar edhe per bashkite e Bajram Currit, Shkodres dhe Beratit, te cilave ju ka dhene nje shtese fondi prej 10 milion lekesh.
a) Bashkise Burrel 15 000 000 (pesembedhjete milione) leke
b) Bashkise Kamez 25 000 000 (njezet e pese milione) leke
c) Bashkise Bajram Curri 10 000 000 (dhjete milione) leke
c) Bashkise Kukes 15 000 000 (pesembedhjete milione) leke
d) Bashkise Kruje 15 000 000 (pesembedhjete milione) leke
dh)Bashkise Shkoder 10 000 000 (dhjete milione) leke
e) Bashkise Berat 10 000 000 (dhjete milione) leke
Qeveria
Huamarrja e bashkive, kthehet ligji
Ministria e Financave nuk ka vonuar te paraqese per shqyrtim ne Keshillin e Ministrave edhe draftin qe ju jep te drejten bashkive dhe komunave ne vend te kene te drejten e huamarrjes per sherbimet qe ata duan t’ju ofrojne qytetareve te tyre. Keshtu dje ministri i Financave, Ritvan Bode duke zbatuar edhe porosine e kryeministrit Berisha paraqiti draftin fillestar per kete ndermarrje te rendesishme per pushtetin vendor. Drafti ju nenshtrua diskutimeve te ministrave te pranishem ne mbledhjen e djeshme te qeverise dhe ju rikthye per shtesa dhe ndryshime ministrise se Financave.