E Diel, 1 Nëntor 2026

Antikrimi ne fokusin e qeverise shqiptare

Revista ekonomike prestigjioze "Forbes" i kushtoi dje nje artikull te posacem zhvillimeve politike dhe ekonomike ne Shqiperi. Ne artikull, revista e ve theksin ne reformat ekonomike qe ka ndermarre qeveria shqiptare, uljen e taksave, dixhitalizimin e sherbimeve te taksave dhe tatimeve si dhe krijimin e lehtesirave per biznesin.

Artikulli vlereson gjithashtu se qeveria shqiptare ka pasur sukses ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. "Kosova me nje popullsi te dominuar nga shqiptaret me backgraund mysliman, ka pushtuar titujt e medhenj pas shpalljes se pavaresise. Skeptiket dyshojne nese shteti i ri do t`ia dale nga ana ekonomike. Por ekziston nje vend me backgraund mysliman ne Ballkanin e trazuar, i cili po ecen ne rrugen e duhur, Shqiperia", thuhet ne kete artikull.

Duke vijuar me tej vleresohet se "gjate dy viteve te fundit qeveria shqiptare ka ndermarre nje sere reformash te medha". "Ne fushen ekonomike Kryeministri Sali Berisha, me krenari tregon se Shqiperia tani ka qeverine me te vogel per numer popullsie ne Evrope. Ajo ka vendosur taksen e sheshte 10% si per te ardhurat personale, ashtu edhe mbi te ardhurat nga biznesi. Kjo takse eshte me e ulet sesa taksa me e ulet prej 23% qe Shqiperia kishte me pare mbi te ardhurat personale dhe 25 % mbi fitimin. Detyrimet e sigurimeve shoqerore jane ulur me 31%. Tarifat me vendet evropiane jane eliminuar".

Sipas artikullit, "administrata qeverisese eshte reduktuar pothuajse ne masen 30%, dhe kostoja e prokurimeve eshte ulur me 20%". "Te ardhurat e pergjithshme jane rritur nga 22% ne 27% te GDP-se. FMN-ja i ka sugjeruar Shqiperise te mos vazhdoje me uljen e metejshme te taksave", vijon artikulli duke theksuar se "per ta bere qeverisjen me eficiente, Kryeministri Berisha ka nisur nje program me Estonine, nje nga pionieret e kesaj fushe, per dixhitalizimin e administrates tatimore dhe kontratave qeveritare". Investimet e huaja direkt po rriten ne menyre impresionuese, duke u trefishuar ne vitin 2006, dhe pothuajse arriten dyfishin e vitit paraardhes ne 2007-en. Shqiperia zoteron nje pasuri te madhe nentokesore me minerale, si krom, nikel dhe hekur. Ajo ka burime te shumta hidrike qe rrjedhin nga malet perreth", thuhet ne kete artikull.

Duke u ndalur te turizmi, "Forbes" thekson se "Qeveria po promovon turizmin, duke nenvizuar se brigjet e saj jane me te bukura sesa ato te Bullgarise dhe Italise". "Shqiperia po aspiron fuqimisht anetaresimin ne NATO, duke nenvizuar se do t`u jape investitoreve te huaj me shume siguri ne investime. Shqiperia gjithashtu po forcon lidhjet e saj me BE-ne. Qeveria ka ndermarre nje sulm te fuqishem dhe te suksesshem ndaj krimit dhe korrupsionit, perfshire edhe trafikun e qenieve njerezore, te destinuara per ne tregun evropian te prostitucionit", thuhet me tej.

Ne kete drejtim, artikulli citon Kryeministrin Berisha, sipas te cilit, "korrupsioni ishte shnderruar ne nje industri ne Shqiperi". "Prokurori i Pergjithshem u shkarkua per vullnet te pamjaftueshem dhe per mosangazhim ne luften kunder krimit te organizuar. Qeveria e Berishes po bashkepunon ne menyre impresionuese me aleatet e saj ne koalicionin qeverises. Qeveria ka ndermarre nisma per lehtesimin e procedurave per biznesin ne Shqiperi, duke vendosur regjistrimin me nje sportel te vetem. Arsimi eshte gjithashtu nje prioritet, i cili eshte me i theksuar ne sektorin privat", vijon me tej artikulli i "Forbes". Sipas ketij artikulli, "qe nga renia e komunizmit, Shqiperia ka qene nje aleat i forte i Shteteve te Bashkuara, duke derguar edhe trupa ne Irak". "Sukseset e saj ne ekonomi dhe ne luften kunder korrupsionit jane modele per vendet e tjera myslimane", perfundon artikulli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›