E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: S'ka paralelizma me Kosoven

TIRANE - Shefi i diplomacise shqiptare ne takimin me homologun e tij rus, perjashtoi cdo mundesi paralelizmi me Kosoven, te rajoneve te Gjerorgjise. Ministri i Jashtem i Shqiperise, Lulzim Basha ne viziten e tij ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara eshte takuar me homologun rus Sergei Lavrov. Ne kete takim ministri Basha theksoi se shpallja e pavaresise se Kosoves i sherbeu paqes dhe stabilitetit ne rajon. Po keshtu Basha, vuri ne dukje edhe gjakftohtesine e Qeverise se Kosoves per perballimin e sfidave. Nga ana tjeter, ministri Basha eshte shprehur kunder cdo paralelizmi apo krahasimi me Kosoven. Tema te tjera qe ministri Basha diskutoi me homologun e tij rus ishin edhe marredheniet ndermjet dy vendeve, zhvillimet me te fundit ne rajonin e Evropes Juglindore, situaten ne Gjeorgji dhe ne rajonin e Detit te Zi. Me pas ministri i Puneve te Jashtme, Lulezim Basha zhvilloi takime edhe me ministrin e Jashtem te Cekise, Karel Schearcenberg dhe ministrin e Jashtem te Kamerunit, Henry Eybe Ayissi. Ne takimin me dy ministrat Basha theksoi marredheniet ndermjet ketyre dy vendeve me Shqiperine si dhe forcimin e tyre pertej atyre thjesht diplomatike, po duke perfshire ketu edhe marredheniet shumepaleshe dhe ato te biznesit. Ministri yne i Jashtem duke iu drejtuar ministrit te Jashtem Cek i kerkoi ketij te fundit lehtesimin e vizave te Shqiperise me BE-ne duke qene se Cekia merr presidencen e radhes te BE-se ku prioritet do te jete Ballkani Perendimor dhe Shqiperia. Nga ana tjeter ministrit te Jashtem te Kamerunit Basha i ka kerkuar ndikimin e ketij shteti tek shtetet e tjera afrikane per njohjen e Kosoves. Prej kohesh Shqiperia eshte angazhuar per te lobuar per njohjen e pavaresise te Kosoves nga vendet e tjera te cilat ende nuk e kane marr kete hap.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›