E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antipermbytjet Berisha sfide Rames Kemi gati projektet

Sllovenia ndihme financiare per permbytjet ne Shkoder. Berisha pret Kryeministrin slloven Borut Pahor

Perkundrejt akuzave te PS-se per mungese buxheti per zonat e qarkut te Shkodres Kryeministri Sali Berisha siguroi dje se qeveria ka nje buxhet te vecante per projektet antipermbytje. Sipas tij qeveria shqiptare tashme ka gati projektet e nderhyrjes teresore ne te gjithe zonen e Shkodres dhe ne kaskaden e Drinit. Keshtu eshte shprehur Kryeministri Berisha i pyetur nga gazetaret per situaten nga permbytjet ne Shkoder dhe masat qe ka marre qeveria. Projekti i by-passit qe ishte me pare ndertimi i nje autostrade eshte shnderruar ne projektin e nje autostrade dhe argjinature qe do te mbroje qytetin nga permbytjet nga liqeni. Kjo autostrade do te jete 13 km dhe me nje kanal qe do te beje te mundur evadimin e ujerave qe dalin nga qyteti - theksoi Berisha.

Gjithashtu Kryeministri Berisha theksoi se nje nga prioritetet e qeverise mbetet edhe ndertimi i HEC-it te Skavices qe sipas tij do te jete e vetmja veper energjetike publike qe do te ndertoje qeveria. Pas nje problematike per shkak te krizes financiare per ta ndertuar ate si veper publike interesi i kompanive eshte shume i madh. Grupe te fuqishme aziatike kane shfaqur interes dhe jemi ne fazen e shqyrtimit te projekteve qe krahas prodhimit te energjise ky objekt te sherbeje edhe per nje mbrojtje. Gjithashtu sot firmosim edhe marreveshjen me Malin e Zi qe te ndermarrim projekte te perbashketa per Bunen - u shpreh Kryeministri Berisha.
Nga ana tjeter Sllovenia ofron mbeshtetje financiare per perballimin e situates se emergjences se krijuar ne Shqiperi si pasoje e permbytjeve. Nje fakt qe u konfirmua gjate takimit qe Kryeministri Sali Berisha zhvilloi me Kryeministrin slloven Borut Pahor i cili ndodhet ne Tirane per nje vizite njeditore me ftese te homologut shqiptar. Perpjekjeve per menaxhim te situates ne veri te vendit qeveria i shton dhe nenshkrimin e marreveshjes me Malin e Zi per nderhyrje te perbashket ne lumin Buna. Gjate konferences per shtyp Kryeministri Berisha ritheksoi se qeveria disponon nje plan-nderhyrje afatgjate me projekte te fuqishme per qarkun e Shkodres. Kjo edhe si pergjigje ndaj interesit te gazetareve per propozimet e kryetarit te PS-se per nderhyrje ne kete zone.
Shfrytezoj rastin ti shpreh mbeshtetjen time popullit shqiptar dhe solidaritetin ne kete kohe katastrofe natyrore. Neser ne mbledhjen e qeverise do te percaktojme edhe shumen financiare qe do te ofrojme ne menyre qe te perballoni kete situate emergjence - tha z. Borut Pahor. Kryeministri Sali Berisha falenderoi homologun slloven per gjithe mbeshtetjen e dhene per liberalizimin e vizave mbeshtetje qe u deshmua me se miri sic tha me perpjekjet e eurodeputetes sllovene Tanja Fajon. Por Sllovenia garanton te njejten mbeshtetje edhe per integrimin evropian te Shqiperise. Ne nuk dyshojme ne zgjerimin e BE-se me anetare te rinj. Liberalizimi i vizave me Shqiperine dhe Bosnjen eshte nje hap perpara drejt integrimit evropian. Ne jemi te gatshem tu ofrojme ndihme per cdo propozim qe ju keni ne funksion te pershpejtimit te ketij procesi - deklaroi Kryeministri Borut Pahor. Vizita e Kryeministrit Pahor perkon me nje zhvillim te rendesishem sikurse eshte hapja e ambasades sllovene ne Tirane nje fakt qe te dy autoritetet kerkuan te nenvizohet ne nje kohe kur shume vende po mbyllin perfaqesite e tyre diplomatike ne bote. Hapja e ambasades do te forcoje dhe me shume marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve sic edhe u vleresua. Berisha dhe Pahor diskutuan edhe per rendesine e bashkepunimit rajonal. Ata theksuan se kufijte e Ballkanit duhet te jene te paprekshem dhe ne te njejten kohe nenvizuan rendesine e dialogut Prishtine - Beograd bazuar ne rezoluten e miratuar se fundmi ne OKB.

Baseni i Bunes nenshkruhet marreveshja Shqiperi-Slloveni

Kryeministri Berisha njoftoi dje firmosjen e marreveshjes me Malin e Zi per basenin e Bunes. Gjate konferences me homologun slloven shefi i qeverise foli per projektet konkrete per ti dhene nje zgjidhje situates ne Shkoder. Sot dje firmosim marreveshjen me Malin e Zi ne menyre te ndermarrim nderhyrje te perbashketa ne lumin Buna pasi sic dihet baseni ujor i liqenit dhe Bunes eshte nje basen qe ndahet nga te dyja vendet. Projekti i by-passit te Shkodres i cili me pare ishte projekti i nje autostrade tani eshte shnderruar ne projektin e nje autostrade dhe argjinature njekohesisht me nje gjatesi prej 13 km - tha Kryeministri Berisha.

Berisha-Pahor Ftohen investitoret sllovene ne Shqiperi

Kryeministri Sali Berisha dhe Kryeministri i Sllovenise Pahor pershendeten dje Forumin e perbashket Ekonomik Shqiperi-Slloveni ku moren pjese 107 perfaqesues nga te gjithe sektoret e biznesit slloven. Kryeministri i Sllovenise zoti Pahor vleresoi arritjet e Shqiperise gjate viteve te fundit nderkohe dhe konfirmoi investimet e 20 kompanive sllovene qe do te fillojne se shpejti aktivitetin ne Shqiperi. Kryeministri i Sllovenise Borut Pahor gjate konferences se perbashket ekonomike u shpreh se Shqiperia do te jete destinacioni kryesor ne Evrope ne te cilin Sllovenia do te fokusohet per investime. Sllovenia po kerkon treg te ri ne Evrope per te investuar ne sektore te ndryshem dhe Shqiperia do te jete ne fokusin kryesor te investitoreve sllovene. Shqiperia eshte nje vend ku mund te investohet pasi ofron lehtesira ekonomike te cilat jane mjaft te nevojshme per investitoret. Dy qeverite jane te vendosura te thellojne bashkepunimin ne menyre qe te krijohen lehtesira per biznesin. Per kete arsye ne vendosem te ngrinim edhe Keshillin e Biznesit per te dy vendet te cilet do te bashkepunojne ngushte ne nxitjen e investimeve - deklaroi Kryeministri slloven Pahor. Nga ana e tij Kryeministri Berisha i ka bere thirrje biznesit slloven te investoje ne Shqiperi pasi do te gjeje nje vend me barren fiskale me te ulet ne Evrope. Kryeministri theksoi se fale reformave te realizuara vitet e fundit Shqiperia ofron taksat me te uleta ne Evrope si dhe klimen me te favorshme per investitoret e huaj. Per kete arsye - u shpreh Kryeministri - i bej thirrje biznesit slloven qe te investoje ne Shqiperi pasi do te kete edhe perkrahjen e qeverise. Shqiperia vitet e fundit eshte kthyer ne nje destinacion te preferuar per investitoret e huaj pasi ofron potenciale te medha zhvillimi dhe siguri per kapitalin qe investohet. Shqiperia eshte nje vend i cili ofron potenciale te medha zhvillimi. Ne perfundim te Forumit te perbashket Ekonomik Shqiperi- Slloveni u nenshkrua protokolli i bashkepunimit nga zv.ministrat e Jashtem te dy vendeve Selim Belortaja dhe Vladimir Gasparic. Po ashtu u firmos edhe kontrata midis dy kompanive asaj shqiptare Albsig dhe asaj sllovene Triglav sipas te ciles kompania sllovene Triglav blen 51 te aksioneve te kompanise shqiptare Albsig.

Berisha Rames Po ben si mysafiri i Knjaz Nikolles

Thelbin e pergjigjes se tij ndaj propozimeve te kryetarit te PS-se per permbytjet ne Shkoder Kryeministri Sali Berisha e dha dje duke e ilustruar me nje histori te vjeter 150-vjecare me personazh Mbretin e Malit te Zi Knjaz Nikolla dhe nje mikun e tij bujtes ne oborrin mbreteror. Rrefenja thote se miku i ishte lutur disa here mbretit te merrej me ndonje pune ndersa qendronte si mysafir ne oborrin e tij nje deshire qe mbreti malazez u ofrua tia plotesonte pas lutjesh te vazhdueshme. Meqenese jemi ne rajon une do ti tregoj nje histori mikut tim Kryeministrit Pahor. 150 vjet me pare Knjaz Nikolla nga Mali i Zi priti nje mik ne oborr dhe i tha qe do te rrish 2-3 dite ketu si mik imi. Ai u ndie i konfortuar ne oborrin e Knjazit. Diten e dyte ai i thote Une jam punetor nuk rri dot pa punuar. Knjazi i thote Une te kam mik dhe nuk ka nevoje te punosh je ne oborrin tim dhe je miku im. Pasdite ai i thote perseri Knjazit Une nuk rri dot pa pune me hane duart. Knjazi i thote Po mire dil e shetit ne oborr shih ndonje zanatci cfare ben dhe ti bej ate qe te mundesh. Ai shetiti dhe gjeti dike qe cante dru dhe i thote Po te ndihmoj. Mire - i thote ai - urdhero sepaten. Jo jo - i thote ai - sepates bjeri ti une po bej lsquoeh - tregoi z. Berisha.

Topi dhe Topalli takojne Kryeministrin slloven

Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priten dje ne takime te vecanta Kryeministrin e Republikes se Sllovenise Borut Pahor dhe delegacionin qe e shoqeronte ne kuader te vizites se tij zyrtare ne vendin tone.
Ne kete takim bashkebiseduesit vleresuan nivelin shume te mire te marredhenieve mes Shqiperise dhe Sllovenise diskutuan per bashkepunimin e frytshem e miqesine mes dy vendeve e popujve tane dhe theksuan vullnetin e perbashket per ti thelluar ato si ne nivelin politik ekonomik por edhe ne fusha te tjera me interes te ndersjelle. Ne kete kontekst Presidenti Topi vuri ne dukje klimen e pershtatshme dhe mundesite e gjera dhe konkrete qe Shqiperia ofron per investitoret e huaj ne vendin tone per te zhvilluar veprimtarine e tyre cilesore. Duke iu referuar situates se renduar te krijuar ne veriperendim te vendit per shkak te permbytjeve Kryeministri slloven Pahor shprehu solidaritetin institucional dhe keqardhjen e thelle per demet e kesaj fatkeqesie natyrore ndersa Presidenti Topi vuri ne dukje faktin Ne cmojme pa mase ndihmesen dhe mbeshtetjen e te gjitha vendeve dhe shteteve mike ne keto dite te emergjences civile.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›