Lokalet KQZ Vendoret po pengojne procesin

Zguri Ka nje tendence per te shkelur ligjin. Sot diskutohet projektvendimi per kamerat
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marre dje ne shqyrtim projektvendimin per gjobitjen e 15 kryetareve te bashkive dhe komunave te vendit te cilet nuk kane dorezuar ne komision informacionin per qendrat e votimit numrin e zgjedhesve ne listen paraprake dhe harte zgjedhore. Gjate diskutimit te ketij projektvendimi anetaret e KQZ-se kane ngritur shqetesimin per bllokimin e procesit nga keto struktura cka peshon mbi te gjitha procedurat ne vazhdim qe duhet te ndjeke KQZ-ja. Sipas anetarit Klement Zguri shpesh kjo eshte perdorur si presion. Shqetesimin e tij e mbeshteti dhe kreu i KQZ-se Arben Ristani. Ai pohoi se pikerisht per te shmangur keto probleme ka nisur procedura per marrjen e masave administrative.
Kritika vendoreve
KQZ diskutoi dje gjobitjen e vendoreve qe nuk kane plotesuar detyrimet ligjore. PS kerkoi sqarime per procedurat e ndjekura nga KQZ-ja lidhur me njoftimin e te gjobiturve cka coi edhe shtyrjen e mbledhjes. Por anetari i komisionit Klement Zguri edhe pse u shpreh per respektim te procedurave kritikoi vendoret. Ka nje tendence te dukshme te aktoreve te cilet kane impakt ne zgjedhje per te shkelur ligjin. Sfide do te thosha sfide e partive politike e kandidateve e institucioneve qe merren dhe kam parasysh rastin e kryetareve te komunave dhe bashkive qe kane detyrim per te sjelle nje informacion qe eshte shume i rendesishem per ne dhe krijon impakt per menyren se si KQZ do menaxhoje detyrimet e veta pas kesaj. Impakti ka te beje me fletet e votimit per informacion qe vjen per numrin e qendrave te votimit per vendndodhjen e tyre numrin e zgjedhesve etj. - tha ai. Sipas Zgurit eshte e padurueshme menyra se si aktore te tjere sillen ne raport me zgjedhjet dhe kryesisht me KQZ. Tmerresisht po na veshtiresojne punen ne cdo proces. Edhe kur ka zgjedhje te pjesshme e njejta tendence dhe sfide. Edhe kur jane zgjedhje te pergjithshme e njejta gje behet nderkohe qe pastaj ne raport me KQZ-ne ka tjeter sjellje trajtim e arsyetim. I tere faji vjen e ngelet ketu - tha ai. Keto pohime te Zgurit u mbeshteten edhe nga kreu i KQZ-se Ristani. Shqetesimi eshte me vend dhe prandaj ne nxituam qe ti penalizojme administrativisht dhe te mundohemi te parandalojme shkeljet e tjera te cilat ne nje rast tjeter do te perbejne edhe veper penale. Per te dhene kete mesazh qe nuk do ta tolerojme kete shkelje ndaj dhe nisem. Por procedurat jane te nevojshme. Gjithsesi verejtja juaj eshte me vend - tha ai. Pas ketyre diskutimeve mbledhja u shty per nje dite tjeter ne menyre qe anetaret e komisionit te njiheshin fillimisht me te dhenat nese kishte pergjigje zyrtare apo jo nga vendoret para se te aplikohej masa administrative me gjobe. Opozitaret ne KQZ kundershtuan edhe propozimin e Ristanit per krijimin e Zyrave te Administrimit te Zgjedhjeve me vete per bashkite qe kane mbi 100.000 mije votues. Sipas nenkryetares Deshira Subashi ky vendim mund te merret edhe ne janar apo shkurt per tu dhene me shume kohe partive. Komisionet zonale ngrihen 3 muaj para dates se zgjedhjeve. Dhe janari dhe shkurti e realizon synimin e administrimit zgjedhor per te shqyrtuar kete ceshtje duke menduar se partite do kene gjet momentin te shprehen dhe per kete ceshtje - tha ajo. Po per kreun e KQZ-se ky vendim do te ndihmonte procesin. Jemi koshiente se me aq grupe numerimi sa kemi numerimi zgjat dhe eshte ajo qe na ndodhi. Do ishte mire qe reforma zgjedhore te ishte bere ne kohe dhe nje nga pikat qe duhet te kishte trajtuar sigurisht dhe kjo shtimi i KZA-ve dhe vendeve te numerimit te votave. Me sa duket ajo vonon. E vetmja mundesi qe kishim ne per ti dhene nje frymemarrje me te madhe kesaj gjeje ishte te pakten te ndanim dy bashkite qe jane mbi 100 mije zgjedhes - tha ai. Por mungesa e konsensusit shtyu draftin. Sot KQZ do te diskutoje projektvendimin per kamerat nje risi e perdorur kjo ne zgjedhjet e 2009-s e cila rriti ne menyre te ndjeshme transparencen ne procesin zgjedhor.