Antoni Clav nje bote Arti 1934-2002

Galeria Kombetare e Arteve prezanton sonte ora 19.00 ekspoziten e artistit spanjoll Antoni Clav 1913 - 2005. 44 vepra te cilat jane seleksionuar nga koleksione private kolazhe afishe kinematografike skenografi teatrale dhe piktura. Krijimtaria e Clav evoluoi nga nje stil barok ornamental te nje estetike e paster minimaliste. Ne vitet e fundit te jetes vepra e tij behet krejt abstrakte.
Ai eshte nje nga pionieret e modernizmit spanjoll i njohur ne skenen nderkombetare. Ne qytetin e tij te lindjes Barcelone zhvilloi formimin e tij artistik ne kryqezimet brilante qe karakterizuan fundin e modernizmit.
Fillimet e tij si vizatues ne publikimet periodike qene te shkelqyera dhe shume shpejt u kthye ne nje dizejnator te talentuar te afisheve kinematografike ku shfaqet nje sinkretizem plastik i kujdesshem i influencuar nga burimet e avangardes qe shenuan shekullin XX qe nga kubizmi deri tek futurizmi nga ekspresionizmi deri tek estetika e dizejnimit grafik.
Clav per shkak te Luftes Civile u largua ne France ku zbuloi litografine dhe gravurat fusha te cilat me vone do ti hapnin portat e botes editoriale dhe qe do ta benin ilustrues te njohur. Publikimet e tija si Carmen de Merime 1946 apo Dama Mac e Pushkinit jane shembuj te ketij momenti.
Perfaqesoi Spanjen ne Bienalen e Venecias me nje ekspozite individuale.
Me 1942 miqesia e tij me Pikason i dha fund ketij momenti intim dhe pergjate disa viteve ia dedikoi punen e tij rrymave tradicionale te piktures natyrave te qeta peizazheve dhe portreteve ne nje udhetim qe e coi deri tek abstraksionet.
Ne 1954 Clav i cili tashme ishte nje figure artistike e rendesishme ne nje univers plastik te Frances dhe pasi jetoi nje periudhe suksesesh te medha skenografike nderkombetare Shtepia e Bernarda Albes Frika Zija ne 24 ore si dhe bashkepunimet me fat me Ruth Page per Operen e Cikagos vendosi ti dedikohej krejtesisht piktures.
Ne kete moment futi ne krijimtarine e tij nje ikonografi mesjetare plasticiteti bindes mbreter me mjekra mbreteresha te pakapshme si dhe figura antropomorfe me nje kuptim te fuqishem. Kjo qe gjithashtu nje periudhe zbulimi dhe rekuperimi i materialeve plastike. Clav u kthye ne nje ekspert te thurjeve pigmenteve dhe derivateve te tyre vizuale te cilet ne funksion te drites transformoheshin ne nje atmosfere ajrore gjithnje ne nje kundershti formale me ritmet e piktures.
Ne 1956 Antoni Clav iu kushtua me shume skulptures teknike qe e perceptoi ne fillimet e viteve 30 me ane te nje sekuence te mrekullueshme te objekteve te gjalla me nje pamje surrealiste. Njeriu me monokel Telefoni etj. Kolazhet e tij i pergjigjen nje skeme strikte shprehese duke e afruar vepren e tij me formalizmin. Kjo konsiderohet periudha e shkelqimit me te madh te Clav-se.
Ekspozita qe rri hapur ne GKA deri me 15 dhjetor ne kuadrin e Vjeshtes Kulturore Spanjolle Shqiperia mbeshtetet nga Shoqeria Shteterore per Veprimin Kulturor te Jashtem te Spanjes SEACEX Ministria Spanjolle te Puneve te Jashtme dhe Bashkepunimit dhe ajo e Kultures.