Bekim Fehmiu me i shituri ne Beograd
Botimi
Libri autobiografik i aktorit shqiptar Bekim Fehmiu Blistavo i strano Shndritshem dhe tmerrshem eshte shpallur si nje nder librat me te shitur gjate Panairit te Librit ne Beograd i cili eshte mbyllur te dielen pasdite. Te shumte kane qene lexuesit qe e kane kerkuar ta kene te tyrin kete rrefim vetjak te aktorit. Libri u botua ne Beograd ne vitin 2002. Aktori ka pershkruar ne kete pjese te pare te autobiografise se tij periudhen qe nga lindja e tij ne Sarajeve e deri ne regjistrimin ne Fakultetin e Arteve Dramatike ne Beograd. Blistavo i strano ende nuk eshte botuar ne gjuhen shqipe. Nderkaq ka perfunduar edhe pjesa e dyte e doreshkrimit te librit ne fjale ne serbisht qe kap periudhen prej vitit 1956 e deri ne ditet e sotme.