E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antoni Clave

Spanjolli ne Tirane me pikturat e 68 viteve

Ne Galerine Kombetare te Arteve celet sot ekspozita Antoni Clave. Nje bote arti me veprat e piktorit krijuar mes viteve 1934ndash2002. Bashkekohes me Picason Clave eshte nje nga artistet me te njohur te shekullit te kaluar. Ekspozita do te qendroje e hapur deri me 15 dhjetor

Per publikun e gjere Antoni Clave ndoshta nuk tingellon nje emer i njohur arti. Piktori spanjoll bashkekohes me Picason eshte nje nga artistet me te njohur te shekullit te kaluar. Nje koleksion me vepra te tij prezantohet sot per publikun shqiptar. Ekspozita Antoni Clave. Nje Bote Arti sjell ne Galerine Kombetare te Artit veprat e piktorit krijuar mes viteve 1934ndash2002. Ceremonise se celjes se ekspozites do ti paraprije ne oren 17.00 nje konference per shtyp ne prani te ambasadorit spanjoll ne Shqiperi Manuel Montobbio nderkohe qe kuratori Jose Francisco Yvars do te beje nje bisede mbi vepren e Clave jo vetem per mediat por edhe per studentet e piktures. Antoni Clave eshte nje nder pionieret e njohur te modernizmit figurativ spanjoll. Ka lindur ne Barcelone me 1913-n dhe vdiq ne Saint-Tropez ne vitin 2005. Vitet e para i kushtohet grafikes se reklamave ilustrimit te librave per femije dhe arteve dekorative. Ne vitin 1936 merr pjese ne luften civile spanjolle ne krahun e republikaneve dhe per kete u detyrua te ikte ne France me 1939-n ku kerkon azil politik. Ne te njejtin vit ekspozon ne Paris Vuillard dhe Bonnard e influencuan ne fillim pastaj e mahniste Soutine. Clave takon Pikason. Nga viti 1944 per te nis nje karriere e shkelqyer si ilustrues dhe skenograf teatror ne France dhe jashte saj. Clave merr pjese ne nje sere ekspozitash kolektive ne te gjithe boten si dhe ekspozita personale. E braktis boten e spektaklit me 1955-n. Artisti kerkon te perqendrohet teresisht mbi pikturen. Nje perzierje mes piktures copezave te stofit e gjurme gishtash. Sfondet e zgjedhura shkojne nga ato te vaketat pa shkelqim per te mberritur te ngjyrat plot jete me te kuqe te fleksur. Clave u angazhua ne skulpture dhe ne kompozime te dimensioneve te medha. Per pesedhjete vjet me radhe do te shperfaqej talenti dhe gjithe imagjinata e tij pa kufi dhe vitaliteti i pashtershem. Ne vitin 1984 me nje ekspozite personale ka perfaqesuar Spanjen ne Bienalen e Venecias. Piktor dhe skulptor spanjoll Antoni Clave shuhet ne Saint-Tropez Var me 30 gusht te vitit 2005. Kishte ardhur te banonte ne kete fshat me 1965-n. Vepra e tij ka tiparet dalluese te nje artisti thellesisht te shqetesuar me estetiken e paraqitjes. Hulumtimi i tij ndonese pa i perkitur ndonje prej grupeve te vecanta te artit qe u formuan gjate gjysmes se dyte te shekullit XX eshte ai i nje krijuesi te vetmuar i cili ne perpjekjen e tij vetjake per te arritur kufijte e shprehjes vizuale i jep eksperiences njerezore nje tjeter kapitull bindes per ekzistencen e shumefishte te formes dhe shenjes simbolike. Kjo ekspozite e cila do te qendroje e hapur deri me daten 15 dhjetor eshte nje nga prezantimet me vlere qe i behen publikut me artiste te njohur qe kane lene gjurme me krijimtarine e tyre jo vetem ne vendin e lindjes por ne mbare boten. Ashtu si dhe bashkekohes se tij Clave eshte nje pike referimi per zhvillimet e piktures ne shekullin qe lame pas. Antoni Clave. Nje Bote Arti eshte nje projekt i perbashket organizuar nga Galeria Kombetare e Arteve Korporata Shteterore per Aksionin Kulturor Jashte Spanjes dhe Ambasada Spanjolle ne Shqiperi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›