E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi Miliona leke perfitime me barnat e spitalit

Ministria Themelojme 64257 rma por skemi lidhje me tenderet

Firmat fituese qe perzgjidhen per te furnizuar spitalin me barna e medikamente jane ato te cilat po pergojohen me shume kohet e fundit nga deputetet e Partise Socialiste. Konkretisht duke nisur nga java e kaluar e deri dje deputeti i PS-se Eduard Shalsi ka hedhur akuza te renda per ministrin e Shendetesise Petrit Vasilin per favorizime ne tenderet e barnave. Pak dite me pare Shalsi ka akuzuar Ministrine e Shendetesise per pervetesim te listes se barnave e per ilacet spitalore. Ndersa dje Shalsi ka dale me akuza ndaj Pellumb Piperos drejtor i politikave shendetesore ne Ministrise e Shendetesise. Sipas Shalsit te afermit e Piperos kane perfituar miliona leke ne tenderet e institucioneve publike shendetesore spitalet. Keshtu akuzat drejtuar shendetesise jane perqendruar te kreu i dikasterit por edhe njerezit perreth tij. Nga ana tjeter ka reaguar dje drejtori i politikave shendetesore Pellumb Pipero duke sqaruar se barnat e spitalit jane blere me procedura tenderiale dhe jane bere transparente ne faqen e Agjencise se Prokurimit Publik.

Akuzat

Pjese e skemes se ministrit Vasili z. Pipero eshte i punesuar ne kete pozicion te larte por eshte ne te njejten kohe edhe themelues dhe menaxher i kompanise lsquoAlmeghifarma qe ka per pronare dhe administratore respektivisht vellain dhe bashkeshorten e Piperos sic dhe e thote faqja e kesaj kompanie ka deklaruar deputeti i Partise Socialiste Eduard Shalsi.

Sipas tij vetem gjate vitit 2010 kompania Almeghifarma e Pellumb Piperos ka perfituar dhjetera milione leke tendere nga Qendra Spitalore Nene Tereza. Drejtori i politikave shendetesore merr pjese dhe fiton tendere ne spitalet e Shqiperise. A ka shqiptar te besoje pas ketij fakti se keta njerez do te mendojne per interesin e perbashket per interesin publik. Le tu thote tani shqiptareve qe mesa duket Petrit Vasili i konsideron naiv se nuk eshte ministria qe organizon tendere por jane drejtoret e spitaleve te cilet per fatin e keq te tij emerohen nga ai vete ka vijuar me tej pretendimet e tij deputeti i PS-se Eduard Shalsi. Sipas tij te tjera fakte te renda do te vijojne dhe te gjithe shqiptaret do te kene mundesine te kuptojne me mire se pse jane ne kete gjendje spitalet shqiptare.

Ministria e Shendetesise

Te themelosh nje kompani farmaceutike nuk eshte faj as mekat por nje e drejte e cdo qytetari per te ndertuar nje sipermarrje private ne perputhje me ligjet e shtetit sikurse ka ndodhur edhe me mua 12 vjet me pare. Por mesa duket ky eshte problemi i ketij deputeti per te cilin eshte i papranueshem integrimi ne BE ku biznesi i ndershem vleresohet ka sqaruar dje drejtori i politikave ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero. Ai ka vijuar sqarimin zyrtar duke thene se Deklaroj me pergjegjesi se une nuk kam qene dhe nuk jam per asnje moment pronar apo administrator i asaj kompanie dhe nuk ka asnje firme timen ne favor te biznesit te vellait tim. Po e perseris per te disaten here se Ministria e Shendetesise nuk ka asnje lidhje me asnje tender te spitaleve te cilet sic e kemi theksuar financohen nga buxheti i shtetit permes Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor. Sipas Piperos tenderet jane publike zhvillohen me procedure elektronike dhe realizohen nga Agjencia e Prokurimeve Publike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›