KVV: Berisha e Rama të përmbyllin reformën zgjedhore

Ky Koalicion kërkon që komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore të marrë në shqyrtim përveç të tjerash, sistemin zgjedhor, administrimin jopolitik, përdorimin e teknologjisë, etj, me synim të vetëm zbatimin me korrektësi të ligjit, funksionimin dhe konsolidimin e institucioneve të pavarura, si dhe kthimin e besimit të qytetarëve në këtë proces.
“Koalicioni vlerëson punën e vështirë të anëtarëve të Komisionit dhe Grupit të Ekspertëve, e cila, pavarësisht mungesës së transparencës dhe bashkëpunimit të sinqertë me aktorët jashtë tij, do të ishte një punë shumë më produktive, e lehtë dhe e shpejtë në rastin e një konsensusi dhe kompromisi paraprak politik. Mungesa e këtij konsensusi solli dështimin e punës së Komisionit të Reformës, megjithë zgjatjen dy herë të afatit përmbyllës të funksionimit të tij”, thuhet në reagim.
KVV shprehet mjaft i shqetësuar për dështimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm, si dhe për mungesën e thellë të besimit dhe bashkëpunimit që ende mbizotëron midis dy forcave kryesore të politikës. “Partia Demokratike dhe Partia Socialiste evidentuan sërish një papërgjeshmëri të plotë në këtë proces, gjatë të cilit demonstruan vullnet bashkëpunimi thjesht si një detyrim ndaj kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë, dhe aspak si një mundësi për t’i dhënë fund ngërçit politik, si një detyrim madhor ndaj interesave të qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe fateve evropiane të vendit”, thuhet më tej.
Koalicioni i bën thirrje dhe i kërkon Kryetarit të mazhorancës z. Sali Berisha dhe Kryetarit të opozitës z. Edi Rama të ulen dhe t’i japin rrugë mbylljes së reformës zgjedhore dhe miratimit të saj brenda këtij sesioni parlamentar, në mënyrë që t’i jepet sa më shumë kohë në dispozicion institucioneve përgjegjëse për përgatitjen e infrastrukturës së nevojshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Zvarritja e mëtejshme e reformës do të prodhojë sërish një proces të minutave të fundit, ku përmbushja e standardeve të kërkuara për një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për në BE, do të jetë shqetësimi dhe problemi më i vogël, duke rrezikuar seriozisht fatin europian të popullit shqiptar, pavarësisht nëse rezultati i dalë nga zgjedhjet e ardhshme do të pranohet apo jo nga dy forcat e mëdha politike”, thuhet më tej.
Në përfundim Koalicioni i kërkon dy partive më të mëdha dhe krerëve të tyre të marrin parasysh konsideratat e Koalicionit në aneksin bashkangjitur kësaj deklarate, në lidhje me aspektet ende të pambyllura të reformës zgjedhore. /Start/
2012-06-21 08:34