Anulimi i Ligjit 7501 nuk prek vendimet e kaluara
Anulimi i Ligjit 7501 “Per token” nuk do te preke vendimet e meparshme te ketij ligj. Me pak fjale, mbas dates 1 dhjetor nuk do te ndahet me asnje pellembe toke ne baze te ketij ligji por vendimet e meparshme te ketij ligji do te preken per asnje qellim vetem ne rast se evidentohet se eshte ndate toke ne menyre abuzive. Pavaresisht se flitet me perafersi se jane ndare 563 mije hektare toke bujqesore sipas Ligjit 7051, ende nuk dihet se saktesi se sa toke eshte ndare ne baze te ketij ligji. Sipas relacionit te amendamentit te deputetit republikan Arian Madhi, te paraqitur ne Parlament dhe qe pritet te miratohet te henen, shprehet se Ligji 7501, i cili u miratua ne ditet e para te pluralizmit, i ka dhene efektet e veta juridike pasi procesi i ndarjes se siperfaqeve per subjektet e percaktuara ne ligj ka perfunduar duke bere qe ky ligj te realizoje objektivin e tij. Te dhenat paraprake flasin per nje sasi toke e cila kap shifren e 563 mije hektaresh, qe eshte ndare sipas Ligjit 7501, nderkohe qe e pandare ose ne pronesi te shtetit mbeten rreth 137 mije hektare.
15 Dhjetor 2007