Vlera e arit ne Thesarin e BSH-se arrin ne 15 milione USD
Ne fillim te vitit, vlera ne ar e depozituar ne BSH ishte 797 milione leke. Shuma e depozituar ne bankat e huaja shkon ne 500 milione USD. Llogaria e qeverise, e depozituar ne banke, kap shumen 34 684 milione leke
Ervin Koçi
Shqiperia zoteron aktualisht rreth 372.9 kilograme rezerva ne ar, ose 13 319 onz (1 onz = 28 grame ar). Nje raport i disa muajve me pare i Bankes se Shqiperise, i cili u referohej pikerisht rezervave te vendit ne ar, shpjegoi gjithashtu se vlera e arit ne monedhen vendase eshte 797 milione leke. Vitin qe shkoi, pra ne 2006-n, vlera e investimeve ne ar u rrit me 89 milione leke, si rezultat i rritjes se vleres se arit ne tregjet nderkombetare. Sipas specialisteve te Deges se Thesarit ne Banken e Shqiperise, “vendi yne, ashtu si te gjitha shtetet e tjera, ka nje rezerve monetare ne ar, e cila mbahet per raste te jashtezakonshme, per ta nxjerre vendin nga kriza te parashikuara”. Po sipas te njejtave burime, nje pjese e ketyre rezervave “ruhen ne euro, dollar, ar dhe metale te tjera te çmuara si argjendi dhe platini”. Kjo rezerve monetare e vendit tone eshte e afte te perballoje rreth 4.5 muaj importe mallrash dhe nje pjese e saj eshte e ruajtur ne shufra floriri (lingota). Sipas informacioneve nga Departamenti i Thesarit ne BSH, “ne vlere bruto rezerva valutore e vendit ne fund, te vitit qe shkoi arriti ne 1.7 miliarde dollare. Ato jane te depozituara ne banka te huaja, informacioni per te cilat konsiderohet i rezervuar ose konfidencial (pra, nuk mund te jepet nga punonjesit e Bankes Qendrore)”.
Pasuria aktuale e BSH-se ne ar
Sipas informacioneve, deri me 28 shtator 2007, vlera arit si mjet i Bankes se Shqiperise i vendosur ne depozita, ishte ne 854 milione leke, ose rreth 10 milione dollare (gusht 2007 - 805 milione leke), e cila perbehej prej 13 319 onz ne shufra prej ari (gusht 2007-kurs i pandryshuar). Ari eshte vleresuar me kursin e kembimit fiks te Londres ne daten e bilancit. Diferenca prej 49 milione lekesh rezulton nga rivleresimi i mjeteve ne ar dhe regjistrohet ne rezerven e rivleresimit nga kembimi valutor. Ne shtator 2007, 1 onz ar u vleresua me 737.75 dollare (gusht 2007- 668 dollare). Ari dhe metalet e tjera te çmuara te perfshira ne arken vendase te BSH-se, perfshire gjendjet e platinit dhe te argjendit ne kasaforte, te vleresuara me kursin e kembimit fiks te Londres ne daten e bilancit, llogariteshin me nje shume totale prej 54 milione lekesh, me 28 shtator 2007 (gusht 2007- 52 milione leke), si edhe ar jo-monetar, ne vleren e 5 milione lekeve (gusht 2007- kursi i pandryshuar).
Depozitat ne ar ne bankat e huaja
Banka e Shqiperise disponon mbi 42 miliarde leke, ose rreth 500 milione dollare ne bankat e huaja, jashte vendit, te ndara ne valuta te ndryshme. Theksojme se vetem ne nje muaj Bankes i jane dyfishuar depozitat nga 26 miliarde leke, qe dispononte deri me daten 31 gusht 2007. Sipas informacioneve te rezervuara, “vleren me te larte BSH-ja e ka te depozitat afatshkurtra, me mbi 28 miliarde leke, ndersa llogari rrjedhese zoteron rreth 14 miliarde leke (gjithmone deri ne 28 shtator 2007)”. Depozitat afatshkurtra dhe llogarite rrjedhese ne bankat e huaja kane norma interesi, qe bazohen ne monedhen e depozites apo te llogarise rrjedhese dhe variojne nga 0.55 per qind, deri ne 5.5 per qind. Depozitat dhe llogarite rrjedhese ne bankat e huaja jane ne EURO, USD, GBP dhe JPY, (dy monedhat e fundit jane paundi britanik dhe jeni japonez), te cilat sipas çdo monedhe te huaj u pergjigjen gjendjeve te mesiperme.
Pasuria e qeverise ne arken e BSH-se
Sipas informacioneve konfidenciale nga Ministria e Financave, depozita ne emer te qeverise ne Banken e Shqiperise eshte ne shumen prej 34,684 milione lekesh dhe perfshin edhe llogarine kryesore prej 9,611 milione lekesh, e perbere nga fonde te donatoreve nderkombetare te depozituara ne BSH per transferim te metejshem ne projektet e ndihmes ne Shqiperi prej 2,069 milione lekesh, fonde te tjera me destinacion per financime prej 15,760 milione lekesh, si dhe 1,244 milione leke qe jane fondet rezerve te qeverise per Institutin e Sigurimeve te Shendetit (ISSH) dhe Institutin e Sigurimeve te Kontributeve Shoqerore (ISKSH). Gjithashtu, gjate muajit shtator 2007 qeveria ka depozituar nje shume ne arken e shtetit me afat te shkurter ne masen prej 6,000 milione lekesh, me interes 5.75 per qind dhe 6 per qind. Zeri “Te tjera”, perfaqeson fonde te marra nga Banka per nje hua te dhene qeverise nga Banka Islamike e Zhvillimit, prej 20 milione lekesh.
BOX........................
Vlera e arit u rrit ne 2007-n ne Bursen Nderkombetare
Kohet e fundit, sidomos ne tre muajt e fundit te ketij viti, vlera e arit ne tregjet nderkombetare eshte rritur se tepermi. Zhvleresimi i dollarit dhe se fundi renia drastike e bursave ne SHBA, ka rritur vleren e arit me 25 dollare brenda nje-dy javeve te fundit. Nje onz ar eshte shitur gjate muajve te fundit ne tregun nderkombetar me 695 dollare, ne nje kohe qe vlera e tij eshte ne ndryshim te vazhdueshem. Historikisht, çmimi i arit shkon ne drejtim krejt te kundert me vleren e dollarit amerikan. Vlera e dollarit eshte dobesuar ndjeshem kundrejt paundit britanik dhe euros javet e fundit, per shkak te rritjes se metejshme te deficitit tregtar ne SHBA, por edhe per shkak te rritjes se çmimit te naftes ne tregun nderkombetar, qe llogaritet te shkoje ne 100 USD per fuçi nafte bruto. Nderkohe qe rritja e vleres se naftes ka sjelle ne tregjet nderkombetare edhe rritjen e çmimit te metalit te çmuar, arit. Nje onz ar ka kushtuar ne veren e vitit 2005 rreth 451 dollare, nderkohe qe çmimi i njesise se arit prej dy vitesh eshte rritur me me shume se 240 dollare. Analistet e ekonomise ne tregjet nderkombetare shpjegojne se çmimi i arit rritet ne tregjet nderkombetare sa here qe ne ekonomine globale diçka nuk eshte duke shkuar mire dhe sidomos ne ekonomine e SHBA-ve, e cila ze çerekun e totalit te Prodhimit Boteror. Per kete perdorimi i arit si mjet kursimi me vlere te garantuar, ka filluar te aplikohet edhe ne vendin tone.
15 Dhjetor 2007