E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondi financiar me parate e legalizimeve

Fondi fizik per kompensimin e ish-pronareve do te perbehet nga tokat e lira juridike, por pjesa qe do te mbetet do te jete kompensim financiar qe do te merret nga parate e legalizimeve dhe buxheti i shtetit. Procesi i legalizimit do te mbledhe edhe nje shume te caktuara parash, te cilat do te ndahen per ish-pronaret, qe toka e tyre eshte zene per ndertime informale. ALUIZNI ka saktesuar vlerat qe do te paguajne pronaret e banesave informale ne procesin e legalizimit. Drafti ka kaluar ne Keshillin e Ministrave, i cili miratoi tarifat e reja per mbledhjen, administrimin dhe perdorimin e te ardhurave te perfituara nga ligji per legalizimet. Ne baze te ketij projekti, tarifa e sherbimeve qe do te duhet te paguajne qytetaret e interesuar per legalizimin e objektit te tyre varion nga 1000 deri ne 3000 leke te reja. Gjithsesi, tarifa e sakte e sherbimit qe do te duhet te paguaje nje qytetar do te percaktohet nga keshillat bashkiake apo te komunave. Tarifa e sherbimeve eshte nje vlere simbolike qe paguhet per te gjithe punen e kryer nga administrata e Agjencise se Legalizimeve per arritjen e legalizimit te objektit te ndertuar pa leje. Perfitimi i parave nga procesi i legalizimit te zonave informale do te kene nje formule te re te percaktuar me vendim te ri te Keshillit te Ministrave.

15 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›