Ish-pronaret, brenda 2008-s percaktohet
Drejtori i AKKP-se, Maho, tha se pritet qe brenda vitit tjeter do te krijohet fondi i tokave te lira juridike, ku do te perfshihen tokat e lira dhe tokat e ndara abuzivisht me Ligjin 7501
Erald Kapri
Fondi fizik i tokave per te kompensuar ish-pronaret pritet qe te jete gati brenda vitit te ardhshem. Drejtori i Agjencise se Pronave, Besnik Maho, beri te ditur se me punen e nisur pritet qe te finalizohet fondi fizik. Maho beri te ditur se ky fond nuk ka te beje me gjendje fizike te pronave te paluajtshme, por me gjendjen juridike qe kane ato, qe ne fund te fundit ky eshte edhe interesi i ish-pronareve dhe Agjencise. Sipas tij, ne baze te pronave qe do te ndodhen ne inventar, do te planifikohet edhe kompensimi i pronareve. Aktualisht Agjencia e Pronave ka nisur bashkepunimin me ministrite e linjes, te cilat po fillojne te dorezojne informacionet perkatese. Pavaresisht se mendohen shifra te caktuara si fond per token, pritet qe inventarizimi i ketyre pasurive t’u jape fund edhe dyshimeve ne rast se ekziston mundesia fizike apo jo per ish-pronaret. Drejtori Besnik Maho u shpreh se ne listen e tokave te lira juridikisht pritet qe shtohen edhe tokat e lira te percaktuar me ligj, por edhe pronat te cilat jane ndare ne menyre abuzive sipas Ligjit “Per token” 7501. Maho beri te ditur se nuk kane per t’u prekur vendimet sipas Ligjit 7501, por vetem ne rastet kur evidentohet se ka pasur abuzime, atehere do te nderhyhet dhe kjo prone e perfituar padrejtesisht do te kaloje ne fondin per kompensimin e ish-pronareve.
Procedura
Institucionet duhet te paraqesin ne AKKP listen e inventarit te pronave te paluajtshme shteterore, ne administrim apo pronesi te tyre, te shoqeruar me dosjen e prones perkatese. Dokumentacioni perkates eshte miratuar me vendim te qeverise dhe permban te gjitha detajet per inventarin. Menjehere pas marrjes ne dorezim te dosjeve, Agjencia e Pronave shqyrton dokumentacionin e dosjes se prones te paraqitur nga institucionet. Shqyrtimi ka te beje nese pronesia mbi keto pasuri u eshte njohur, kthyer apo kompensuar me pare subjekteve te shpronesuara. Nga ana tjeter shqyrton kerkesa apo ankesa per njohje te pronesise per pronat, te cilat bejne pjese ne listen e pasurive, qe do te sherbejne si fond per kompensim fizik. Vendimi perfundimtar ka te beje me hedhjen ne harte te pronave te paraqitura. Ne rast se per pronat, brenda fondit per kompensim fizik, evidentohen pretendime nga subjektet e shpronesuara, atehere deri ne nxjerrjen e vendimit per keto pretendime, pasuria ne fjale do te perjashtohet nga lista e fondit te pasurive te paluajtshme, qe do te sherbejne per kompensim fizik.
Tokat
Lista e tokave do te duhet edhe pak kohe qe te merret vesh ne rast se ato jane juridikisht te lira. Behet fjale per nje sasi totale prej 26 mije hektaresh, te gatshem per ish-pronaret, por ende nuk ka nje konfirmim. Edhe vete Agjencia e Pronave eshte ne pritje te inventarit duke mos dashur t’i komentoje keto shifra. Nje problem qe paraqitet eshte se tokat ne fjale nuk jane cilesore dhe nuk do te mjaftoje per kompensimin e ish-pronareve. Rreth 16 944 hektare ose 67 per qind e tokave te pandara te cilat jane percaktuar per ish-pronaret, ndodhen ne zona malore. Tokat e pandara, qe konsiderohen cilesore sepse kane nje siperfaqe me te madhe se 10 ha, jane rreth 25 325 hektare te shperndara ne 32 rrethe te vendit. Keto toka qe konsiderohen si masive ndodhen ne 161 komuna dhe bashki dhe ne 571 fshatra. Kjo sasi toke ze 1\4 e te gjithe fondit te tokave te pandara te cilat kane nje siperfaqe prej 111 213 ha. Duket se rrethet e Sarandes, Delvines dhe Lezhes nuk kane toke te pandare. Boniteti i tokave eshte i ulet ne rang vendi.
15 Dhjetor 2007