Anulimi i fondit, Vasili vetëshpallet i pafajshëm

Ai tha sot se institucioni që drejton nuk kishte përgjegjësi për anulimin e tenderit për blerjen e pajisjeve spitalore me një vlerë 3.6 milionë dollarë.
Vasali tha se kompania ku Banka Botërore pretendon se paraqiti ofertën më të ulët nuk kishte dokumentacionin e duhur.
“Ministria Shëndetësisë, komisioni përkatës i Vlerësimit të ofertave, i ngritur sipas procedurave ka vlerësuar dhe ka shpallur kompaninë fituese me çmim më të ulët. Ka qenë Banka Botërore e cila nuk e ka pranuar çmimin më të ulët dhe ka kërkuar që vlerësimet teknike, e specifikimet të shikohen më gjerë e gjatë. Është pranuar nga Ministria kjo gjë, pra që të hiqte dorë nga çmimi më i ulët, dhe BB referohet se duhet shikuar fituesi mes kompanive me çmime më të larta”, theksoi ai sot.
“Pas një rivlerësimi u shpall një kompani e caktuar. BB insistoi për një kompani tjetër që të shpallej fituese. Kjo kompani për fat të keq kishte deklarime të reme dhe falso për shpalljen e tenderit, gjë e cila iu bë me dije me shkrim dhe specialistë BB dhe drejtuesve në Washington. Në këtë frymë ne i komunikuam përsëri bankës që ajo të sugjeronte kë mendonte ndërmjet gjithë pjesëmarrësve të tenderit, por kurrë për të pranuar që kompani, të cilat deklarojnë në mënyrë falco e të rreme, të ishin ata që të përdorin fondet publike”, shtoi më tej. Kreu i Shëndetësisë ishte sot në Qendrën Shëndetësore nr 2 në kryeqytet ku ka parë nga afër investimet e bërë atje. /S.Ll/Start/
2011-09-01 17:49