Më 1 tetor nis regjistrimi i popullsisë

Burime zyrtare të INSTAT-it bënë të ditur se, përzgjedhja e stafit është drejt përfundimit dhe se të gjithë anketuesit do të shpërndahen anembanë Shqipërisë.
"INSTAT është përgjegjës që 15.000 persona të përfshirë në këtë proces të punojnë ashtu si duhet dhe që rezultatet të prezantohen brenda afateve kohore dhe në linjë me standardet ndërkombëtare", theksoi drejtoresha e INSTAT-it, Ines Nurja.
Aktualisht, 165 mbikëqyrës janë trajnuar për aktivitetet statistikore në terren, ndërsa po punohet për printimin e pyetësorëve dhe hartave. Këto materiale do të përdoren nga anketuesit të cilët do të trajnohen nga mbikëqyrësit deri në fund të muajit. INSTAT-i, në këtë proces po mbështetet nga EUROSTAT dhe Asistenca Teknike e Bashkimit Evropian./Start/
2011-09-02 08:23