Anulimi i tenderit Vasili Firma ishte joserioze

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili e konsideron jo shqetësues anulimin e një tenderi për blerjen e pajisjeve mjekësore me fondet e Bankës Botërore. Sipas tij, kjo ka ndodhur për faktin se firma e vetme që konkuronte nuk ishte serioze. Vasili tha se vertet tenderi prëj 3.6 milonë dollarësh është anulluar, por këto para alokohen nga Banka Botërore për shërbime të tjera dhe nuk konsiderohen të djegura.
"Komisioni përkatës i vlerësimit të ofertave, i ngritur sipas procedurave, ka vlerësuar dhe ka shpallur kompani fituese kompaninë me cmimin më të ulët. Ka qenë Banka Botërore e cila nuk ka pranuar cmimin më të ulët. U rivlerësua dhe në bazë të vlerësimit u shpall një kompani e caktuar. BB insistoi për një kompani tjetër që të shpallet fituese, kjo kompani për fat të keq kishte deklarime të rreme dhe false në dokumentet për tenderin, gjë e cila iu bë me dije me shkrim dhe specialistëve të BB", tha Vasili.
Deklaratat Vasili i bëri gjatë përurimit të disa laboratorëve të rinj në qëndrën shëndetësore nr. 2. Jo vëtëm në këtë qendër, por dhe në të të tjera -tha Vasili - do të këtë investime të reja dhe do të rritet gama e shërbimeve.
"Seti i pajisjeve të urgjencës që ne pajisëm të gjithë poliklinikat sot dhe ndihma e shpejtë kardiake për ato që quhen aksidente kardiake mund të jepet menjëherë dhe besojmë që ecim përfundimisht në një nivel të ri të ndihmës mjekësore drejt për së drejti dhe të afërm në komunitet. Kjo sigurisht është një gjë e munguar në vite", vijoi ai.
Pothuajse në të gjitha poliklinikat e lagjeve kryehen shumë pak analiza dhe mungojnë specialitet. Të paktën në Qendrën Shëndetësor Nr.2, tani e tutje do të kryhen të gjitha llojet e analizave të gjakut, si edhe do te diagnostikohen të sëmurët kardiakë dhe ata më veshka.
Julia Bardhushi