Apeli i Topallit Opozita te votoje reformat

Në prag te sesionit të ri parlamentar Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka bërë thirrje opozitës të bashkëpunojë për reformat dhe ti jape fund praktikave te meparshme te bojkotit. “Këtë sesion na presin shumë reforma të tjera. Reforma zgjedhore kërkon më shumë sfida. Kuvendi nuk mund të jetë vetëm vendi i deklaratave, ai duhet të jetë edhe vendi i punës. Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës duhet të punojnë dhe votojnë sëbashku. Strategjia e bojkotit është një anakronizëm i skualifikuar që nuk ka vend në shekullin e 21”, tha nder te tjerra Topalli gjate konferences per shtyp.
Ajo gjithashtu ka theksuar se tashmë për progresin e metejshem te integrimit duhen votat e opozitës. ”Po hyjmë në vitin e tretë të kësaj legjislature dhe kemi mundësinë të bëjmë hapa drejt BE-së. Në Parlament të gjithë deputetët duhet të votojnë mbi këtë konsensus,”, ka shtuar Topalli sipas se ciles integrimi në BE është objektiv kombetar.
Elona Gjylmi