Anulohen bisedimet Prishtinë-Beograd

Raundi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahej sot është anuluar, për shkak se delegacioni i Beogradit ka kundërshtuar agjendën e cila është paralajmëruar të diskutohej në tyrezë.
“Dialogu nuk është zhvilluar, sepse pala serbe nuk ka qenë e gatshme për të vazhduar bisedimet”, transmetojnë agjencitë e huaja deklaratën e ndërmjetësit evropian në dialog, Robert Kuper.
Kuper ka theksuar se bisedimet do të vazhdojnë kur “delegacioni serb të jetë i gatshëm për t`u riangazhuar”.