E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi, thirrje për qetësi në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka dënuar edhe njëherë dhunën e shkaktuar në veri nga serbët dhe i ka dhënë mbështetje të plotë KFOR-it dhe EULEX-it për ruajtjen e qetësisë atje.

Ai ju ka bërë thirrje serbëve të veriut që të ndalin dhunën dhe të respektojnë rendin demokratik dhe i ka ftuar që të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës, për të ardhmen e tyre.

Thaçi tha se Qeveria ka filluar kontaktet me serbët e veriut dhe është duke biseduar me ta për të gjetur gjuhën e përbashkët për sa i përket krijimit të komunës së re në very dhe për normalizimin e gjendjes në të gjithë vendin.

Duke folur për bisedimet në Bruksel, Thaçi tha se Serbia po tregohet destruktive ashtu si në të gjitha bisedimet e tjera me Kosovën ndërsa ka shtuar se Kosova gjithmonë ka dalë fituese në çfarëdo bisedime meBeogradin.


Ai ka folur para Kabinetit Qeveritar edhe për vizitën në SHBA dhe tha se ka marrë mbështetje nga sekretarja Clinton, nga sekretari Ban Ki Moon dhe nga liderë të vendeve të ndryshme për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe për integrimin në të gjitha institucionet ndërkombëtarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›