E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anulohet çmimi që do i jepej Putinit për merita qeverisëse

Për këtë çështje po flitej prej ditësh. Fondacioni gjerman Quadriga kishte vendosur të nderonte kryeministrin rus me çmimin e përvitshëm që jepet për merita drejtuese dhe për krijimin e marrëdhënieve të ngushta Rusi- Gjermani.

Por menjëherë mediat dhe politikanë vunë në pikëpyetje kredencialet demokratike të Putin dhe kërkuar që çmimi të mos i akordohej atij. Pas presionit të madh, fondacioni ka vendosur që të mos e japë çmimin, që dorëzohet në tetor, në përvjetorin e ribashkimit të Gjermanisë. Fondacioni ka anuluar fare ceremoninë. Një zëdhënës i Putinit tha se një vendim i tillë nuk dëmton marrëdhëniet Rusi- Gjermani. Në të vërtetë këto ditë po zhvillohen diskutime të rëndësishme ruso- gjermane për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Disa politikanë dhe ish- politikanë të rëndësishëm e kanë marrë këtë çmim, mes tyre edhe Vaclav Havel, ish presidenti çek, që ka deklaruar se do e dorëzojë çmimin në rast se atë do e marrë edhe Putin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›