Anulohet derbi turk, shkaku dhuna

Pezullohet derbi në kampionatin turk ndërmjet kampionit aktual, Bursaspor dhe bardhezinjëve të Besiktasit. Ky vendimi u morr nga Federata Turke e Futbollit (TFF). Shkak i këtij pezullimi të ndeshjes janë përleshjet e filluara nga tifozët ultras të Bursasporit me forcat policore turke para stadiumit ku do të duhej të zhvillohet ndeshja. E gjithë kjo ndodhi pas paralajmërimit të përleshjes së mundshme ndërmjet tifozëve të dy grupeve.
Sipas raporteve të para të policisë turke deri më tani ka qindra të plagosur nga rradhët e policisë dhe tifozëve, ndërsa të vdekur nuk ka.