Blanc ofron dorëheqje ?

Nga Express më 07 maj 2011 në ora 17:22
Laurent Blanc është i gatshëm të ofrojë dorëheqje nga posti i selektorit të Francës, si rrjedhojë e skandalit më të ri që ka goditur Trekolorët, kanë njoftuar mediet franceze të shtunën.
Blanc dhe Federata franceze e Futbollit (FFF) janë vënë nën kritika të ashpra gjatë javës së fundit për planet e tyre për kufizimin e numrit të futbollistëve më shtetësi të dyfishtë që depërtojnë nga rangjet e ulëta në 30 për qind e më pak siç kishte raportuar Mediapart.
Blanc do të takohet me drejtuesit e FFF-s të hënën, ku thuhet se do të paraqesë dorëheqjen e tij pasi mori detyrën vitin e kaluar.